Një tjetër natë festive në “Shiko kush Luan”, emisioni që mbledh personazhet më në zë, për t’i argëtuar së bashku me lojëra zbavitëse në Top Channel nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Jemi në prag të ndërrimit të viteve ndaj të ftuarit specialë të mbrëmjes së sotme, Ilda Bejleri, Olti Curri, këngëtarja Baby G, Bledi Strakosha, sportisti Izmir Smajlaj dhe artistja nga Kosova, Ryva Kajtazi do të sjellin atmosferën e festës më shpejtë në shtëpitë tuaja.

Duke treguar energji në lojëra, duke shprehur dëshirat për vitin që vjen, duke thënë hapur çfarë nuk shkoi mirë në vitin që po lëmë pas dhe rrëfime të sinqerta mbi kolegët dhe jetën e tyre private, personazhet e kësaj puntate të “Shiko kush Luan” do t’u mbajnë pas ekranit.

Sigurisht, shumë humor dhe të qeshura do të shkaktojnë edhe dy kapitenët e skuadrave, Adi Pojana dhe Flor Binaj me ndërhyrjen e vazhdueshme me batuta dhe muzikë nga Fifi dhe orkestra.

Festa ka nisur në Top Channel, ndaj sot në orën 21:00, nisni të bëni gëzuar me “Shiko kush Luan” dhe Luana Vjollcën!

Top Channel