Interi ia doli të mbyllë vitin me fitore, teksa mposhti Empolin në transfertë me rezultatin minimal 0-1, falë një goli të shënuar nga Keita Balde, në pjesën e dytë të sfidës.

Zikaltrit vuajtën jo pak në këtë sfidë, pasi u luajt një ndeshje me ritëm të ulët dhe Empoli diti të rreshtohet mirë në prapavijë. Gjithsesi me këtë triumf, skuadra e Spallettit konsolidon pozitat në vendin e tretë të renditjes dhe shkon vetëm dy pikë pas Napolit të vendit të dytë.

Edhe Roma ia doli të marrë fitoren e dytë radhazi, teksa mposhti Parmën në transfertë me rezultatin 0-2. Cristante dhe Under shënuan në pjesën e dytë për verdhekuqtë, duke i dhënë 3 pikët skuadrës së Di Francescos.

Nuk shkoi më shumë se nëj barazim 1-1 ndaj Torinos, skuadra tjetër e kryeqytetit italian, Lazio, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Olimpico”. Miqtë kaluan të parët në avantazh, me anë të Belottit në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa për lacialët barazoi Milinkoviç-Saviç.

Fitore me foleadë mori edhe Atalanta, që mposhti Sassuolon me rezultatin e thellë 2-6, në transfertën e luajtur në Reggio Emilia, ku titullar ishte edhe Etrit Berisha.

Më herët, Juventusi mposhti Sampdorian me rezultatin 2-1, falë dy golave të Cristiano Ronaldos dhe mbylli në mënyrë perfekte vitin 2018, ndërsa këtë sezon nuk e njeh ende shijen e humbjes.

Top Channel