Katër fshatra të njësisë administrative Gjoricë kanë bllokuar njërin krah të rrugës nacionale Shupenzë-Bulqizë, pasi prej 4 vitesh nuk furnizohen me ujë të pijshëm.
E ka marrë apo jo provimin e anglishtes komisioneri i Vetting-ut, Lulzim Hamitaj? Prokurorët kanë vendosur t’i japin përgjigjje kësaj dileme hetimore, duke pyetur britanikët, njëjtë siç akuza ka vepruar më herët për raste të rënda dhe me ndjeshmëri të lartë për vendin.
Analistët Roland Lami dhe Aleksandër Çipa e shikojnë zgjidhjen e ngërçit politik ku ka hyrë Shqipëria përmes një ndërmjetësimi nga ndërkombëtarët.
Jo shumë larg zgjedhjeve lokale në vend, ish-kryetarit të Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, i hapen sërish probleme me drejtësinë.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), më 2 mars do të zgjedhë kryetarin e ri. Kreu aktual Skënder Brucaj do të kandidojë për një mandat të dytë.
Në lindjen e kontinentit evropian është rikthyer i ftohti dhe reshjet e borës.
Jeta rurale franceze ka zbarkuar në kryeqytetin Paris, pasi lopë, dele dhe bagëti të tjera kanë parakaluar përmes një lagjeje të qytetit për të shënuar fillimin e një panairi të përvitshëm bujqësor.
Të paktën 99 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 200 të tjerë po trajtohen në spital pasi kanë konsumuar pije alkoolike toksike, në Indinë verilindore.
Ish-studentët e fillimeve të ndryshimeve politike në Shqipëri 28 vite më parë kanë kujtuar në një forum me studentë, studiues, ekspertë të komunikimit, ngjarjet që ndryshuan realitetin shqiptar duke shembur diktaturën.
Shkollat e sambës po punojnë natë e ditë për të qenë gati për karnavalet e famshme në të gjithë botën të Rio de Zhaneiros.
Tre ministra të kabinetit britanik kanë deklaruar publikisht se do të mbështesin planin për vonimin e marrëveshjes për dalje nga Bashkimi Evropian nëse ligjvënësit do të votojnë kundër planit të kryeministres Theresa May për një marrëveshje të re me BE-në.
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve në kufirin mes Venezuelës dhe Brazilit, raportuan mediat lokale.
Shtëpia e Bardhë e ka bërë të qartë planin për tërheqjen e trupave amerikane në Siri, duke theksuar se 400 ushtarë do të qëndrojnë ende në shtetin e shkatërruar nga luftërat e mëdha.
Xhenierët e Forcave të Armatosura kanë gjetur në Pukë, aty ku një ditë më parë punonjësit e gjelbërimit gjetën një predhë 120 mm, 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht.
Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka fituar edhe një medalje të artë në Duseldorf të Gjermanisë.
Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një kënd lodrash për fëmijët e Vaqarrit.
Ndizen sërish sirenat e alarmit mbi futbollin anglez.
Në lotin e katërt të aksit Kardhiq-Delvinë punimet kanë kaluar 50% të volumit.
Paris Saint Germain do të ketë një sponsor të ri duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Kristof Piatek po rezulton blerja më e mirë e Milanit në merkaton e transferimeve.
Pronari i kampionëve të NFL, New England Patriots, Robert Kraft është në telashe.
Një 41-vjeçar është arrestuar pasi është kapur me 3 kilogramë kanabis.
Fernando Torres po vazhdon karrierën e tij në Japoni me Sagan Tosun.
Pasi përmbysi një kamion në afërsi të urës së Matit, era e fortë ka shënuar “viktimën” e radhës.
Një kapelë e zezë me një perde tantelle që shërben për për të mbuluar dy sy të trishtuar të rrethuar nga leshi i bardhë dhe i dendur i saj.
Një krijesë misterioze është parë në Kinë.
Është arrestuar inspektori i Zjarrfikëses Tiranë, shtetasi me inicialet L.H., pasi akuzohet për dhunë në familje.
Një artiste amerikane ka vendosur që të tregojë nëpërmjet vizatimeve se si është jeta reale e një çifti që ka shumë vite lidhur.
Reshjet e dëborës kanë filluar gjatë natës në disa qarqe të vendit dhe sipas ARRSH-së, në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, dhe rruga e Dardhës dhe e Voskopojës shoferët duhet të përdorin zinxhirë.
Bashkia e Tiranës ka lançuar programin e Nxitjes së Punësimit të Biznesit Rinor, ndërsa ka shpallur thirrjen e parë për dorëzimin e aplikimeve për grante biznesi. Përmes këtij projekti, Bashkia synon të mbështesë plane të qëndrueshme biznesi të krijuara nga të rinjtë e kryeqytetit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka firmosur urdhrin për regjimin e disiplinës dhe rregullave për vizitorët në çdo spital të vendit.
Policia e Lushnjes ka arrestuar një 32-vjeçar i cili shpërndante lëndë narkotike në shkolla.
Erërat e forta kanë dëmtuar rrjetin elektrik e për pasojë disa zona të Fushë-Krujës janë pa energji elektrike.
Barcelona kërkon që të përforcohet me mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez.
Një kamion është përmbysur në afërsi të urës së Matit.
Sinoptikanët e kishin paralajmëruar dhe ashtu ndodhi. Dita e shtunë ka nisur me dëborë në shumë qarqe të vendit.
Pas ditëve të ngrohta dhe me diell, Tirana dhe Durrësi u përfshinë nga reshjet e dëborës.
Franca dhe Gjermania kanë rënë dakord për një propozim të detajuar për një buxhet të eurozonës për të nxitur rritjen, për të forcuar konkurrueshmërinë dhe për të ulur hendekun e zhvillimit midis shteteve anëtare.
Turqia urdhëroi arrestimin e 295 personave, staf ushtarak në shërbim, tha prokuroria e Stambollit, pasi ndaj tyre rëndojnë akuza për lidhje me rrjetin e klerikut mysliman të SHBA-ve, Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se ka orkestruar një grusht shteti të vitit 2016.
Enis Gavazaj ka mbyllur aventurën disa mujore të tij në Rusi, ku ishte pjesë e skuadrës së Yenisey, ekip që gjysmën e parë të kampionatit e mbylli në vendin e fundit dhe lufton për mbijetesë.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të premten se nëse ai sheh përparim në bisedimet tregtare me Kinën, ai mund të jetë i prirur të vazhdojë negociatat përtej afatit të 1 marsit dhe u shpreh se ka shpresa që dy ekonomitë më të mëdha të globit, do të jenë në gjendje të bëjnë një marrëveshje .
Franca shprehu rezerva të premten rreth negociatave të propozuara tregtare me Shtetet e Bashkuara, thanë diplomatët, ndërsa vendet e tjera të BE mbështetën bisedimet me Uashingtonin që mund të shmangin tarifat ndëshkuese të SHBA-ve, për makinat evropiane.
Trupat izraelite vranë një të ri palestinez dhe plagosën rreth 40 të tjerë në protestën e kësaj të premteje në Bregun Perëndimor, raportuan zyrtarët shëndetësorë të Gazës.
Ushtarët venezuelanë hapën zjarr ndaj anëtarëve të një bashkësie vendase pranë kufirit me Brazilin të premten, duke vrarë të paktën një dhe duke plagosur disa të tjerë, pasi presidenti Nikolas Maduro sfidoi përpjekjet e mbështetura nga SHBA për të sjellë ndihma në kombin e tij të shkatërruar ekonomikisht.
Egjipti do të presë samitin e parë të përbashkët të liderëve të Ligës Arabe dhe liderëve të Bashkimit Europian, duke filluar nga e diela, një mbledhje e lënë në hije nga ndarjet e brendshme në të dyja aleancat dhe bisedimet e minutave të fundit për Brexit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u tha gazetarëve se ka vendosur të lërë një sasi trupash amerikanë në Siri, ndonëse në muajin dhjetor të vitit të kaluar kishte urdhëruar që të tërhiqeshin të gjithë.
Qendërmbrojtësi italian i Lazios, Francesco Acerbi ka pasur një romancë me modelen Ariadna Romero, që ka zgjatur për disa muaj.
Arilena Ara është trajnerja e fundit e cila plotësoi skuadrën e saj. Karrigia e saj u kthye për konkurrenten e fundit qe performoi në skenën e Audicioneve tëFshehura për këtë sezon, Eartën nga Gjilani.
Dyshja Aleksandër dhe Renis Gjoka plotësuan skuadrën e tyre në mbrëmjen finale të Audicioneve të Fshehura me një multi-talent.
Milani vazhdon serinë pozitive duke fituar 3-0 ndaj Empolit në ndeshjen e parë të javës së 25 të Serisë A.
E para e cila plotëson skuadrën e saj është Miriam Cani. Trajnerja tashmë ka 18 konkurrentë në skuadrën e saj dhe i fundit i cili sapo i’u bashkua është Margeni.
Pas 13 muajsh me fanellën e Manchester City, mbrojtësi francez Aymeric Laporte ka bindur të gjithë me performancën e tij.
“25, 19, 30, 27…”. Këto janë disa nga shumat që qytetarët paguajnë çdo muaj për konsumin e ujit.
Një çifti pensionistësh, të cilët banojnë në rrugën “Nikolla Sarkozi” në Kamëz, në vitin 2013 u është djegur banesa dy katërshe, si pasojë e zjarrit të rënë tek komshiu i tyre.
Bashkia e Korçës nuk do të lejojë ndërtimin e një termocentrali nëse projekti, siç thonë ambientalistët, do të shkaktojë ndotje.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se protestat do të vazhdojnë nga opozita deri në rrëzimin e Edi Ramës.
Kryesia e Partisë Demokratike shkarkoi nga funksionet dhe anëtaresia e partisë deputetin e Qarkut Fier, Myslym Murrizi.
Faza e parë e “The Voice Kids” ajo e Audicioneve të Fshehura përfundon sonte.
Tirana ka mundur Skënderbeun në Korçë me rezultatin 2-1, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme për rigritjen në klasifikim.
Elisabeta Hoxhaj po bën gati valixhen për t’u larguar nga Shqipëria së bashku me familjen e saj.
Ekipi i futbollit të Vllaznisë për femra fitoi për të 6-n herë radhazi Kupën e Shqipërisë. Tri herë shënuan shkodranet ndaj Apolonisë së Fierit, në një finale të luajtur në “Elbasan Arena”.
Rënia e popullsisë nuk po ndalet. Sipas Institutit të Statistikave, rënia për vitin 2018 ishte 0,3%, ndërkohë që shtesa natyrore e popullsisë, që është raporti mes lindjeve dhe vdekjeve ra 17,4 % krahasuar me një vit më parë.
Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi pasditen e sotme Këshillin Drejtues Kombëtar. Gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se protestat e javës së fundit të opozitës ishin dëshmi e qartë se shumica e shqiptarëve nuk duan që të qeverisen më nga kjo qeveri.
“Nuk është mirë që ata u larguan, por Shqipërinë nuk do e kthejnë dot prapa”.
Pas kthimit nga Vjena, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje strukturave që të mobilizohen, pasi, sipas tij, zgjedhjet janë mbrapa derës.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas skandalit me humbjen e 100 pasaportave shqiptare që transportoheshin në Greqi me një automjet me targa diplomatike në Greqi.
Anxhelo Koçi, Ergys Shahu dhe Flor Bana ishin të ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për promovimin e klipit të ri “Vetëmasaj”.
Administratori i Interit, Giuseppe Marotta zbuloi një pjesë të merkatos së skuadrës zikaltër, duke pranuar firmën në ditët e ardhshme me një futbollist me eksperiencë, si Diego Godin.
Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford është kthyer në ditët e fundit në një objektiv kryesor për Barcelonën.
Këtë vit, ekspozita e argjendarive dhe orëve në Doha është në edicionin e 16 të saj dhe prezanton stolitë më fine dhe luksoze në Katar, gurë dhe punime ekskluzive nga argjendaritë më prestigjioze dhe markat më të mira të orëve në botë.
Sipas të dhënave të fundit nga EUROSTAT, zyra e statistikave të Bashkimit Europian, bllokut i nevojiten rreth 3.8 milionë punonjës, kryesisht nga fusha e mjekësisë, specialistë dhe punëtorë të kualifikuar nga metalurgjia dhe teknologjia e informacionit.
ALBtelecom, në bashkëpunim me Turkcell, prezantoi shërbimet më të fundit dixhitale të cilat do ndryshojnë përgjithmonë tregun e telekomunikacionit.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka konfirmuar se janë anuluar ftesat për 14 pjesëmarrës nga Kosova në 8 programe të Qendrës Europiane për Studime të Sigurisë “George Marshall”.
Të armatosura me leva dhe me veshje mbrojtëse, 3 gra të mbledhura në një klinikë stresi në Xhakarta të Indonezisë shohin me vëmendje morinë e shisheve që do t’i thyejnë në 1.000 copa. Të treja ato derdhin gjithë zemërimin që kanë brenda tyre, me në sfond muzikë “rock” sigurisht.
Fortesa e bosit të ndjerë të drogës, Pablo Escobar, në Medellin, do të rrafshohet me eksplozivë për t’i lënë vendin një parku, që do t’iu dedikohet viktimave të trafikut të drogës.
Një raketë e nisur nga Cape Canaveral, në Florida, mban anijen kozmike izraelite “Beresheet”, që po provon të bëjë histori, madje dy herë. Si e para anije private që ulet në Hënë, dhe si e para nga shteti hebre.
I pranishëm sot në Gjirokastër në një takim me qytetarët, Rama nuk ka kursyer deklaratat ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
Policia greke ka publikuar të dhënat e anëtarëve të një bande grabitësish, e cila është shkatërruar pak ditë më parë.
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit me burg për 4 persona që rezultuan deri tani në pjesën e organizatorëve të skemës mashtruese me TVSH, të cilët, duke vepruar si përfaqësues të subjekteve fiktive kanë kryer tërheqje të parave në banka në qindra milionë lekë.
Një akt politik i fortë është kryer nga opozita dhe është vetëm fillimi, pasi pasojat institucionale ende nuk janë parë dhe janë në proces, ndërsa për ato politike duhet parë se çfarë do të prodhojnë. I ftuari i radhës në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, për të folur mbi këto zhvillime, ishte këtë të premte Gjergj Bojaxhi.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, tha se heqja dorë e opozitës nga mandatet minon procesin e integrimit të Shqipërisë.
Ishte thënë fillimisht se Kuvendi do të shfrytëzonte të plotë të gjithë hapësirën kohore prej 30 ditësh që i njeh ligji, pas marrjes së kërkesave për dorëzimin e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, me argumentin të ofronin një mundësi reflektimi nëse opozita ndryshonte mendje.
Visar Zhiti ka folur prej kohësh për dosjen e tij, burgologjinë, apo poezinë.
Pas shumë kërkesave nga publiku kosovar, regjisori Altin Basha u rikthye në Teatrin Kombëtar të Kosovës me komedinë lirike “Karnavalet e Korçës”, shkruar nga satiristi korçar Spiro Çomora.
Teatri “Migjeni” në Shkodër këtë vit celebron 70-vjetorin e krijimit të tij.
Tarifimi i çdo krediti për lëndët përsëritëse ka qenë pikërisht arsyeja e nisjes së protestës. Këmbngulja e mijëra studentëve solli anulimin e pikës 4 të këtij vendimi, por pavarësisht kësaj, studentët e masterit të Akademisë së Arteve vijojnë t’i nënshtrohen pagesës të krediteve për provimet e mbartura.
Mjekët e rinj që nuk pranojnë të ofrojnë shërbim mjekësor në zonat për të cilat kanë lidhur kontratë duhet t’i kthejnë shtetit 2 milionë lekë.
Menjëherë pasi la mandatin e deputetit Lulzim Basha udhëtoi drejt Vjenës. Në rrjetet sociale u shpërnda një video e kyetarit demokrat në aeroport me Shkëlzen Berishën.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzoi kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Partisë Demokratike për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, zonjës Arta Marku. Sipas anëtarëve të KLP-së, kjo kërkesë është jashtë kompetencave të këtij institucioni.
Nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë i janë bashkuar edhe administratorët e pallateve në kryeqytet.
Gazetari i Top Channel dhe realizuesi i ciklit “Gjurmë Shqiptare” Marin Mema është shpallur qytetar nderi i Beratit.
Quhet Exequiel Palacios dhe në Argjentinë betohen se do të jetë një prej shtyllave të Kombëtares në të ardhmen. Prej muajsh, agjentët e tij punonin për lëvizjen më të madhe të karrierës, e tani, talenti nga Amerika e Jugut mund të krenohet se do të luajë me një nga klubet më të mëdha, në mos më të madhin në planet.
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër la të lirë inspektorin e Gruemirës, Berhan Bajrakurti, i cili u arrestua pas publikimit të një videoje, ku shfaqej duke kryer veprime intime.
Komisioni Disiplinor i FIFA-s vendosi të sanksionojë skuadrën e Chelseat për thyerjen e rregullave të merkatos në futboll, kryesisht për abuzime me regjistrimin e lojtarëve minorenë.
Shorti i Europa League evitoi përplasjet e mëdha në raundin e 1/16-ave të finaleve, duke u rezervuar pretendentëve kryesorë duele të lehta, të paktën në letër.
Më 22 Shkurt 2019, rreth orës 12:15, në Larushk, drejtuesja e mjeti me targë AA314CC, shtetasja E.A., 35 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur më një shtyllë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç pretendon se presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord para 5 vitesh me idenë e përvijimit të kufirit mes shqiptarëve dhe serbëve.
Me fytyrën e mbuluar nga një shtresë e trashë kremi pudër, ngjyrë dhe flokët e krehur me kujdes në stilin e presidentit amerikan, imituesi i Donald Trump u takua në Hanoi me kolegun e tij, që ka ngjashmëri befasuese me Kim Jong-un.
Ai është një ndër këngëtarët që ka fituar zemrën e publikut prej shumë vitesh tashmë, kjo falë zërit dhe paraqitjes së tij.
Nga veriu në jug, Shqipëria është takimi i përsosur i mjedisit natyror, i historisë, i kulturës, i kuzhinës dhe i njerëzve mikpritës.