“A jeni dakord me dënimin e dhënë për Saimir Tahirin?” Kjo ishte pyetja e shtruar në sondazhin e Top Channel, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm.

4726 qytetarë dhanë mendimin e tyre mbi këtë çështje, ku shumica e konsiderueshme, 73.95% e tyre votuan se nuk ishin dakord me dënimin e dhënë për ish-ministrin, ndërsa 26.05% e tyre votuan pro.

Saimir Tahiri u dënua me 3 vite shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjykata rrëzoi akuzat e Prokurorisë ndaj ish-ministrit për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Ditën e djeshme ishte Peter Beyer, përfaqesues i CDU/ CSU, që foli në Bundestag edhe për çështjen Tahiri duke thënë se “nuk na hidhni dot hi syve me atë dënim”.

Ndërkohë, në faqe është hapur sondazhi i ri: “A mund të plotësohen në kohë 9 kushtet gjermane për Shqipërinë?”

Top Channel