Dronët po rezultojnë vendimtarë për sa i takon reagimeve emergjente në SHBA.

Gjithnjë e më shumë skuadrat e emergjencave po përdorin dronët për të pikasur zjarret, rrjedhje të gazit toksik apo për të lokalizuar njerëz të humbur a të dyshuar.

“Atje ku ne nuk mund të shkojmë, dërgojmë një dron. Atje ku ne nuk mund të shohim, sheh droni.”

Departamenti i zjarrfikësve në Los Angeles është një nga më të mëdhenjtë në SHBA dhe ka një program të rëndësishëm dronësh. Ai i ka përdorur ata në të paktën 300 misione që prej 2017.

“Dronët mbushin hendekun mes helikopterëve në qiell dhe punës në terren. Dhe është provuar se ata japin informacion të shpejtë, të kujdesshëm që na lejon ne të marrim vendime më të mira në dislokimin e burimeve dhe zgjidhjen e emergjencave.”

Dronët janë në gjendje të mbulojnë zona të gjera në pak kohë duke regjistruar video përmes teknologjisë infrared, që mund të ndihmojë në lokalizimin e vatrave të zjarrit. Ata po ashtu mund të fokusohen tek një targë, nga lartësia 1.6 km, dhe të reduktojnë kështu kohën që duhet për të lokalizuar një të dyshuar apo një person të humbur. Përdorimi i një droni të pajisur me armë si një mjet për sigurimin e rendit, për momentin nuk është në plan.

Por, disa departamente policie, po trajnojnë oficerët që të përdorin dronët në situatat me qitës aktiv apo për të ndihmuar në ndonjë rast pengmarrjeje.

Top Channel