Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk e ka ende gati metodologjinë për vlerësimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Kjo është konfirmuar në mbledhjen që sapo ka nisur.

Gjithsesi, Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së, ka deklaruar se “jemi ende në kohë” dhe se deri të martën e javës së ardhshme ky institucion do të mblidhet për të miratuar metodologjinë e vlerësimit për kandidatët.

Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj janë kandidatët në garë për postin e kryeprokurorit të Shqipërisë.

Ndërkohë mësohet se është miratuar me 10 vota pro projekt–vendimi për caktimin e përkohshëm të prokurorit Z.Edmond Karriqi, prokuror nё Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Po kështu, miratohet me 10 vota pro projekt–vendimi për zgjatjen e afatit të caktimin e përkohshëm të prokurorit Arben Dyla në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Gjithashtu është miratuar me 10 vota pro projekt–vendimi për zgjatjen e afatit të caktimin e përkohshëm të prokurores Vjoleta Shkurta në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier

Top Channel