Më 26 shtator të vitit 1944,21 burra nga fshati Buzëmadhe u vranë pabesisht.

Mesdita e 26 shtatorit, ishte një ditë e kobshme për të gjithë banorët e fshatit, një ditë e cila edhe sot pas 75 viteve kujtohet me po atë dhimbje. Kjo masakër e bërë nga dora partizane la 16 gra të veja dhe 58 fëmijë jetimë.

Shkrimtari kuksian Petrit Palushi, tregon se kjo masakër i rëndoi shumë Lumjanët.

Ngjarja e asaj dite është e freskët edhe tek Ismail Lala, nipi i Ramiz Lalës, një prej të 21 të vrarëve në këtë masakër. Ismaili tregon se si e mësoi, por edhe me sa vështirësi u rritën ato fëmijë jetim, mbetur në atë kohë.

Në këtë 75 vjetor të vrasjes së 21 burrave në fshatin Buzëmadhe të pranishëm ishin pjesëtarët e familjeve të të rënëve dje miq dhe bashkëfshatarë.

Top Channel