Ndalohen të gjitha barnat që përmbajnë Ranitidinë edhe në tregun farmaceutik shqiptar.

Burime të Top Channel thanë se gjatë ditës së sotme u është kërkuar të gjithë mjekëve të QSUT të mos e tërheqin nga farmacia e QSUT por të përdorin një tjetër bar alternativ për trajtimin e pacientëve.

Por tashmë edhe pacientët kanë mësuar diçka mbi këtë ilaç.

Ndërkohë që drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Barnave dhe pajisjeve mjekësore ka dalë në mesditë në një konferencë për shtyp ku i kërkon të gjithë distributorëve farmaceutike ta tërheqin nga farmacitë.

“Një pjesë e distributorëve farmaceutike, të cilët e kanë importuar barin me lëndë aktive Ranitidine kanë filluara tërheqjen vullnetare nga tregu ku mes tyre është. “Zantac me MAH Glaxo ,Welcome UH”. Ndërkohë që pjesës tjetër i kërkohet të marrin masa për tërheqin nga tregu farmaceutike. Në të njëjtën kohë Agjencia ka nisur kontrollet tek subjektet farmaceutike dhe farmacitë e rrjetit të hapur. Në rast të gjetjes së këtij bari në subjektet farmacuetike do të merren masa”, ka thënë Narvina Sinani.

Urdhri i mjekut kërkohet të njoftojë mjekët për të mos e përshkruar këtë bar në recetat e pacientëve.

Për çdo udhëzim të dytë do të ndiqen rekomandimet e agjencive ndërkombëtare të barnave siç janë FDA EMA.

Top Channel