Java e modës në Paris vazhdon të surprizojë dhe mrekullojë në të njëjtën kohë.

Emrat e mëdhenj të modës kanë prezantuar tashmë koleksionet e tyre, ndërkohë që në ditët e fundit të saj, ishte edhe radha e stilistit Rick Owens, që të shpaloste talentin e tij, në një shfaqje që dukej sikur kishte dalë nga një set fantastiko-shkencor.

Modelet, me koka gjysmë të qethura, me veshje që më shumë ngjanin me armatura, ecnin përreth një pishine, nga e cila fluturonin me mijëra flluska.

Këtë sfilatë, sidoqoftë, stilisti thotë se ia ka dedikuar nënës së tij 87-vjeçare, një emigrante meksikane.

Owens është rritur në Shtetet e Bashkuara por jeton në Francë dhe i prodhon veshjet e tij në Itali. Kritikat në përfundim të sfilatës ishin pozitive me njohësit e modës që nënvizuan se koleksioni kishte dritë brenda tij.

Top Channel