Policia e Shkodrës ka arrestuar dy shtetas, ndërkohë që një tjetër po ndiqet në gjendje të lirë për shpërndarje të drogave të forta, në doza të vogla.

Në pranga ka rënë 42-vjeçari E.H dhe është ndaluar 46-vjeçari A.P, banues në Shkodër. Po kështu, po ndiqet në gjendje të lirë shtetasja V. P. 43 vjeçe, banuese në Shkodër.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike heroinë, në lokalet e qytetit të Shkodrës. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike heroine, e ndarë në doza, një shumë lekësh dhe dy telefona celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Top Channel