Hapja e Bypass-it të Fierit, prej tre muajsh është kthyer në makth për banorët e fshatrave Baltëz dhe Hamil.

Në hyrjet dhe daljet e rrugëve të fshatrave nuk ka asnjë shenjë paralajmëruese, ndërsa lëvizja e mjeteve me shpejtësi ka shkaktuar disa aksidente.

Po aq të rrezikuar janë edhe fermerët e zonës, gjatë transportimit të prodhimeve bujqësore.

Në by-pass-in e Fierit me një gjatësi 22 km, ka gjashtë ndërprerje të rrugës dhe asnjë mbikalim, ndërkohë që ndërtimi i disa urave duket se do të zgjasë.

 

Top Channel