Policia ka mundur të zbardhë ngjarjen e djeshme në Selenicë, ku shtetasi A. N., i punësuar si roje në një firmë të përpunimit të inerteve, ka goditur me automjet për motive të dobëta shtetasin P. D., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kështu, është bërë i mundur arrestimi i 38-vjeçari A.N., banues në fshatin Lepenicë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Pas kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit A. N., policia gjeti një mjet prerës thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale si armë e ftohtë.

Bëhet me dijeni se p[olicia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit: P. D., E. R., E. D. dhe D. T, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me fjalë përfaqësuesit e firmës së përpunimit të inerteve.

Gjithashtu, nga hetimet e mëtejshme, Policia ka proceduar në gjendje të lirë për “Njoftim të rremë në organet e rendit” shtetasit: Y. S. (pronari i firmës) dhe B. H. (tekniku i kësaj shoqërie), pasi këta shtetas kanë njoftuar se janë dhunuar fizikisht, fakt i cili nuk ka rezultuar të jetë i vërtetë.

Top Channel