Po-ja e parlamentit Gjerman me 9 kushte për çeljen e negociatave BE-Shqipëri, është mirëpritur nga qytetarët.

“Jam pro me kushtet, shumë dakort. Kjo i jep mundësi Shqipërisë të antarësohemi në BE”, ka thënë një qytetare.

“Kushtet positive një plus për vendin tonë. Janë të nevojshme patjetër”, u shpreh një zotëri.

“Kushtet e zgjidhin krizën dhe çdo gjë shkon në vendin e vet dhe Shqipëria merr zhvillimin”, tha një qytetar.

“Kushtet janë ato që na çojnë në Europë”, ka thënë një tjetër.

Analistët Roland Lami dhe Ervis Iljazaj në prononcimet e tyre për Top-Channel, PO-n, gjermane e lidhin me faktorë jashtë Shqipërisë.

“E shoh PO-n si një vendim gjeo strategjik, pasi ka gjykuar se BE e ka më nën kontroll dhe pengon më mirë influencat ruse apo kineze, në rajonin e Ballkanit dhe është një JO për sa I përket vlerësimit të reformave të ndërmarra nga qeveria. Janë kushte pa kohë për arsye të reformave që duhen ndërmarrë”, ka thënë Roland Lami.

“Është një vendim gjeopolitik në një kohë kur Shqipëria nuk e meriton çeljen ama i jep një mundësi për mos ti ndërprerë perspektivën europiane shqiptarëve dhe jo klasës politike. Atëherë Gjermania ka bërë këtë zgjidhje për mos ta ndante nga Maqedonia e Veriut sepse dihet fare mirë që Ballkani perëndimor dhe Shqipëria, përbën interes strategjik dhe gjeopolitik për BE-n dhe në këtë kuptim përpjekjet e BE dhe Gjermanisë do të jenë të vazhdueshme për ta bërë këtë rajon pjesë të saj”, është shprehur Ervis Iljazaj.

Ervis Iljazaj i shikon 9 kushtet si një zgjidhje të krizës politike.

“Kushtet e vendosura, kjo krizë do të zgjidhet po nga organet e reja të drejtësisë si gjykata Kushtetuese dhe ajo e lartë që do merren me krimet elektorale. Pra Gjermania jo vetëm që i ka vënë një kusht që është reforma në drejtësi, por edhe zgjidhjen politike përmes organeve të drejtësisë u ka përcaktuar edhe agjendën. E kështu palët politike do të kenë më pak rol për ta zgjidhur këtë krizë pasi deri më tani kemi qenë pa arbitër pa pushtet gjyqësor por në momentin që do ndërkohë organet e reja, atëherë Shqipëria do ta ketë arbitrin dhe do të vendosë arbitri dhe sipas arbitrit palët politike do të rreshtohen në një apo qëndrim tjetër”, ka shtuar Iljazaj.

Ndërsa Roland Lami thotë se s’duhet të bëhemi euforikë nga vendimi Gjermanisë.

“Nuk mund të përjashtohet mundësia që Franca të ketë një pretendim të sajin që lidhet me numrin e lartë të azilkërkuesve atje apo Hollanda ti qëndrojë strikt qëndrimeve që kas për krimin e organizuar apo elementë criminal që lëvizin lirshëm në Hollandë. Në këtë kuptim nuk përjashtohet mundësia që 9 kushteve ti shtohen edhe 1 apo 2 kushte të tjera”, shprehet Roland Lami.

“Jam pro me kushtet shumë dakort. Kjo i jep mundësi Shqipërisë të antarësohemi në BE. Kushtet positive një plus për vendin tonë. Janë të nevojshme patjetër. Kushtet e zgjidhin krizën dhe çdo gjë shkon në vendin e vet dhe Shqipëria merr zhvillimin. Kushtet janë ato që na çojnë në Europë”, janë shprehur qytetarët.

Top Channel