Dilaver Nela, i njohur gjerësisht si “njeriu i tepsisë” ka protestuar edhe sot i vetëm dhe krejt paqësisht.

Në duar, protestuesi mban një pankartë, në të cilën shkruhet:

“Lulka është zgjatim i Berishës, Lalka është zgjatim i Ramës. Leskovik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë”, shoqëruar nga një ilustrim, i cili përfaqëson tre forcat politike, PS, PD dhe LSI.

Nela u bë i njohur gjatë protestave të opozitës, me stilin e veçantë të të protestuarit ku kritikon të gjitha palët politike dhe sistemin.

Top Channel