E premte, 22 Shkurt 2019
13:10
Sonda japoneze qëllon me “plumb” asteoridin. Grimcat do të studiohen

Një sondë hapësinore japoneze ka arritur të prekë asteroidin e vënë në shënjestër nga studiuesit, në përpjekje për të marre një kampion shkëmbi nga sipërfaqja e tij.

12:35
Wake Up/ Zbuloni si është jeta e grave shqiptare në ushtri

Prej vitesh tashmë si pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë është përfshirë edhe gjysma tjetër e popullsisë, ajo e femrave.

12:32
Gjesti ofendues për tifozët, Simeone rrezikon dënimin

Nëse Diego Simeone do të jetë në pankinë në Juventus Stadium për ndeshjen e kthimit me Atletikon e tij, këtë do ta mësojmë shumë shpejt.

12:26
Rumani, “Vetting” priftërinjve

Vatikani i ka kërkuar Rumanisë të kalojë në sitë të shkuarën komuniste të priftërinjve; Në kohën kur vendin pritet ta vizitoje Papa Francesk, selia e shenjtë po përpiqet të zbulojë nëse disa klerikë kanë bashkëpunuar me shërbimin famëkeq sekret, “Securitate” gjatë kohës së regjimit të vjetër.

12:20
Ndërtimi i TEC-it në Korçë; Bashkia: Nëse ndot nuk e lejojmë

Projekti për ndërtimin e një termocentrali në qytetin e Korçës, shumë afër zonës së banuar përveç shqetësimit të ambientalistëve sa i takon ndotjes që shkakton në mjedis ka sjellë edhe reagimin e instancave.

12:16
Protesta në sytë e të huajve: Zë vend në edicionet qendrore të lajmeve në Gjermani

Politikanet në Berlin i kanë ndjekur me kujdes protestat në Shqipëri, duke nisur nga ngujimi në çadër, tubimet e studenteve, këto të fundit të opozitës e padyshim edhe djegien e mandateve; ata konsiderojnë sipas DW se në Shqipëri ende ka mangësira shume serioze.

12:05
Shkarkimi i Arta Markut, KLP: Jo kompetencë e jona

Në mbledhjen e së premtes Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shqyrtuar edhe kërkesën e PD-LSI për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku.

11:59
Djegia e mandateve, Berisha: Nevojë e jashtëzakonshme. Rama duhet të ikë

Në lidhje me djegien e mandateve, ish-Kryeministri Berisha i ka cilësuar si një nevojë të jashtëzakonshme, ndonëse ndërkombëtarët nuk e mbështesin.

11:37
Ndotja e ajrit në Zharrëz; Disa banorë raportojnë probleme. Dy u shtruan në spital

Banorët e fshatit Zharrëz thonë se kanë problem shëndetësore nga ndotja e ajrit prej gazit metan. Dy gra janë dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal te fierit pas problemeve në rrugët e frymëmarrjes dhe alergjinë.

11:37
Në shtëpinë tonë/ Elektriçisti që kthen profesionin në funksion të pasionit

Ajo që Ylli Tusha krijon duke përdorur materiale bazike hidraulike apo elektrike është mbresëlënëse!

11:20
Në Shtëpinë Tonë/ Biokozmetika – Acidi hyaluronic

Acidi hyaluronic është një substancë që gjendet natyrshëm në zona të ndryshme të trupit të njeriut.

11:12
Gjirokastër, mbështetës të PD grumbullohen të presin me protesta Ramën

Një grup protestuesish të partive opozitare janë duke protestuar kundër mbërritjes në Gjirokastër të kryeministrit Rama.

11:03
Tokat mbeten pa vaditur; Në fshatrat e Matit ujë me para për bujqit

Fermerët e fshatit Bejn ankohen se nuk mbështeten për zhvillimin e pronës së tyre për mungesë të ujit vaditës dhe mekanikës bujqësore për prodhimin e tokave.

09:58
Skënderbeu-Tirana, në Korçë duan të largojnë krizën

Skënderbeu-Tirana do të hapë javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Një përballje që klasifikohej në klasiket e viteve të fundit, por që ka humbur shumë në shkëlqimin e saj në këtë pragasfide, nisur nga pozicionet dhe gjendja aktuale që kalojnë të dyja ekipet.

09:50
Bashkia Tiranë investon në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve në tre lagje të kryeqytetit

Një investim i ri në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm po merr jetë në zonën ndërmjet rrugës “Viktor Eftemiu” dhe “Preng Bibë Doda”. Linja e re e ndërtuar do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të qytetarëve me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë. Ndërkaq, Bashkia e Tiranës vazhdon planin për të kryer investime dhe ndërhyrje në çdo zone të kryeqytetit.

09:21
Ushqime të neveritshme… Në Suedi hapet një Muze

Amerikani që themeloi muzeun suedez e mjaft të suksesshëm të dështimeve, ka shpallur falimentin. Samuel West, që ka jetuar në Suedi prej më shumë se 20 vjetësh, thotë se tani mund të vendosë dhe veten në muzeun që ai shpiku me ekspozimin e 100 produkteve më të çuditshme në histori që rezultuan një dështim.

09:03
Djegia e mandateve, Gjermania: Opozita gaboi

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e quan të gabuar djegien e mandateve të deputetëve të opozitës.

08:59
Insektet po zhduken, njerëzimi rrezikon shfarosjen

Raporte të ndryshme tregojnë se popullatat e insekteve nëpër botë po tkurren ndjeshëm, por si i prek kjo njerëzit? Një studim i kohëve të fundit tregon se bletët, milingonat dhe brumbujt po zhduken tetë herë më shpejt se gjitarët, shpendët dhe zvarranikët.

08:54
Izolohet Venezuela, Maduro mbyll kufijtë

Presidenti Venezuelan Nicolas Maduro urdhëroi mbylljen e kufirit me Brazilin në mesin e krizës së ndihmave humanitare, që sa vjen e përshkallëzohet.

08:16
Mbyllet gara, 27 kandidatë për SPAK

Në Shqipëri, shtyrja me dy javë e afatit për paraqitjen e aplikimeve për anëtarët e Prokurorisë speciale antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, duket se ka rezultuar e suksesshme.

05:29
Corbyn: May të bashkëpunojë ngushtë me BE-në, për marrëveshjen e Brexit

Kreu i opozitës britanike Jeremy Corbyn tha të enjten kryeministri Theresa May duhet të ndryshojë strategjinë e saj dhe të kërkojë një aleancë të ngushtë me Bashkimin Evropian pas Brexit për të shmangur perspektivën e rrezikshme të një ndarjeje pa marrëveshje.

04:50
Peshkaqenët në Mesdhe, një “magnet” për aventurierët

Era ishte e fortë, retë kishin bllokuar diellin dhe deti ishte i errët dhe i ftohtë, por Hagai Mayer dhe dy miqtë e tij, nuk u sprapsën. Ata donin të shikonin peshkaqenët.

03:45
Greqia miraton ndërtimin e një aeroporti tjetër në Kretë

Greqia të enjten nënshkroi një koncesion, duke lejuar një konsorcium greko-indian të ndërtonte një aeroport të ri në Kretë, ishullin e saj më të madh.

02:56
Anija me kallama nis “aventurën” e saj të lundrimit në Paqësor

Një anije e bërë tërësisht me kallama, e frymëzuar nga teknikat antike të indigjenëve në Ande, ka nisur aventurën e saj në Paqësor, nga brigjet e Kilit verior, pas më shumë se tre vitesh ndërtim.

01:59
Trump letër për Tsipras e Zaev, i përgëzon për marrëveshjen e Prespës

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u ka dërguar kryeministrave të Greqisë dhe të Maqedonisë së Veriut, një letër përgëzimi për arritjen e marrëveshjes së Prespës.

01:02
Samsung prezanton “Galaxy Fold”, smartfoni me ekran të palosshëm

Në përpjekje për të rritur kërkesën në një treg smartfonësh në shpërthim, Samsungu ka prezantuar modelin e tij të palosshëm, duke u bërë një nga prodhuesit e parë të mëdhenj që e ofron atë.

00:16
Aktivistja 16-vjeçare kërkon ndërhyrjen e BE-së për klimën

Është vetëm 16 vjeç, por është shndërruar në një nga simbolet e aktivizmit për klimën dhe ka frymëzuar nxënës shkollash në të gjithë botën, për të bojkotuar mësimin dhe për të dalë në protesta.

E enjte, 21 Shkurt 2019
23:37
Netanyahu dhe Putin takohen javën e ardhshme, Siria në fokusin e bisedës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë më 27 shkurt, tha zyra e Netanyahut të enjten, me fokusin që ka të ngjarë të jetë në çështjet e Lindjes së Mesme.

22:59
Europa League/ Xhaka dy asiste dhe Mustafi një gol në kualifikimin e Arsenalit

Arsenali përmbysi disfatën 1-0 të pësuar në Bjellorusi, duke mundur 3-0 Bate Borisov e duke u kualifikuar në raundin tjetër të turneut më të vogël të futbollit europian për klube.

22:54
Inter, festë golash ndaj Rapidit. Shënon edhe Ranocchia!

Interi është kualifikuar në 1/8 e Europa League, duke fituar sërish ndaj Rapidit, pas suksesit në ndeshjen e parë në Vjenë.

22:45
Ngjela i “mbyll gojën” Shalsit: Ty të përdor Rama për…

Spartak Ngjela “shpërtheu” në studion e Open ndaj Eduard Shalsit, duke i thënë se nuk ka ardhur për miting, por për debat.

22:31
Open/ Paskal Milo: Veprimi i opozitës, ekstrem

“Opozita ka bërë një vendim të pamenduar mirë”.

22:15
Ngjela: Situata aktuale ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është…

Avokati Spartak Ngjela është i mendimit se nga situata politike ku jemi sot dilet vetëm me zgjedhje.

22:09
Shalsi shpjegon në Open dy arsyet pse opozita dogji mandatet

Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi, deklaroi në emisionin Open se është shumë “vështirë të kuptohet Partia Demokratike, e cila qoftë në pushtet dhe qoftë në opozitë lëvizjet i ka pasur kuturu”.

21:51
A i kanë dorëzuar të gjithë mandatet? Shehaj në “Open”: Nuk isha me Bashën dhe Kryemadhin, por…

I ftuar në Open, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka treguar se çfarë ka ndodhur sot në Kuvend, ku u tha se u dorëzuan mandatet, por kishte dyshime se kjo gjë në fakt nuk kishte ndodhur.

21:40
Baton Haxhiu: Sot nisi funerali i PD-së dhe liderit të saj, Sali Berisha

I ftuar në emisionin Open me Eni Vasilin, Baton Haxhiu deklaroi se djegia e mandateve përbën një “funeral të lehtë” të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, të cilin ai e quajti “liderin e saj”.

21:24
Open/ Opozita jashtë Parlamentit, Kryemadhi tregon në Open se çfarë ndodh tani…

Monika Kryemadhi, në një lidhje me studion e emisionit Open, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili pasditen e së enjtes u shpreh se kryetarja e LSI-së duhet të ishte në Ferr për çështjen e shitblerjes së votave.

20:48
Fiks Fare/ Ëndrra e një fshati të tërë: Duam vetëm një rrugë

Fshati Metoh i Mallakastrës vuan prej vitesh për rrugë, në këtë fshat jetojnë rreth 200 familje të cilat e kanë të pamundur të çojnë prodhimet e tyre në qytetin e Ballshit për shkak të mungesës së rrugës. Ndërkohë fëmijët e këtij fshati duhet të kalojnë mbi një urë pasarelë për të arritur në shkollë, e cila është thuajse e pakalueshme.

20:38
Kategoria Superiore nis javën e 23-të me përballjen Skënderbeu-Tirana

Skënderbeu-Tirana do të hapë javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Një përballje që klasifikohej në klasiket e viteve të fundit, por që ka humbur shumë në shkëlqimin e saj në këtë pragasfide, nisur nga pozicionet dhe gjendja aktuale që kalojnë të dyja ekipet.

20:30
Meghan Markle organizon festën e bebes. Nuk do ta besoni se sa kushtoi

Dukesha Meghan Markle organizoi dje festën e foshnjes që do të sjellë në jetë.

20:24
Bebe Rexha sjell hitin e radhës (Video)

Bebe Rexha ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “Last Hurrah”.

19:46
Murrizi nuk dorëzon mandatin. Ende nuk ka firmosur edhe deputetja Rudina Hajdari

Lulzim Basha e dorëzoi personalisht në Kuvend zarfin me firmat e deputetëve, të cilët lanë zyrtarisht mandatin, por nuk preferoi të japë detaje për deputetët të cilët nuk iu bindën.

19:34
Rama: Dialog, jo zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Edi Rama komentoi zhvillimet më të fundit në kampin opozitar dhe dorëzimin e mandateve nga deputetët e opozitës.

19:18
Rama: S’kam rënë nga qielli, edhe unë kam gabuar

Kryeministri Edi Rama u shpreh në një komunikim të drejtpërdrejtë nga rrjetet sociale se edhe ai nuk është i pagabueshëm, por kur e ka kuptuar një gjë të tillë, ka bërë hapa mbrapa dhe ka kërkuar edhe ndjesë.

18:53
Edi Rama: Ja pse i dogji mandatet opozita. Unë kam hyrë në borxh me…

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të komunikojë drejtpërdrejt me qytetarët përmes rrjeteve sociale, duke komentuar veprimin e opozitës për të djegur mandatet.

17:40
“Opozita e korruptuar s’e ndali dot SPAK-un”, Balla: Terroristët e PD-LSI duan…

Aplikimet për kandidat për trupën e Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion mbyllen sot dhe në garë janë 27 emra. Ky interesim i prokurorëve për të kandiduar për të qenë pjesë e “FBI-së” shqiptare është përgëzuar nga kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

17:06
“Top Talk”, PS shpërfill opozitën: Në zgjedhje edhe pa PD e LSI

Ashtu sikurse kishte paralajmëruar, opozita zhvilloi sot protestën e radhës, në epiqendër të së cilës ishte dorëheqja nga mandatet e deputetëve, të përfaqësuesve të saj në Kuvendin e Shqipërisë. Ndryshe nga ajo e së shtunës, gjatë protestës së sotme nuk pati akte dhune. Por tani, ajo që është më e rëndësishme është sjellja e mazhorancës përballë kërkesave të opozitës.

16:40
Ftesa e frikshme e Hulkut iranian: Bëhu burrë dhe ndeshu me mua! (Foto)

Sajad Gharibi, ose siç njihet ndryshe Hulku iranian, ka postuar një mesazh në Instagram duke ftuar dikë që të ndeshet me të.

16:33
PSG prish kontratën me mesfushorin veteran

Paris Saint-Germain ka vendosur që të prishë kontratën me mesfushorin Lass Diarra.

16:25
SHBA: Mos lini mandatet! Dorëheqja e koordinuar dëmton reformat

Në një kohë kur deputetët e opozitës nisës firmosjen e formularëve për lënien e mandatave, për herë të fundit për mos ta bërë këtë veprim ka ndërhyrë Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

16:19
Oblak do të rinovojë me Atletico Madrid. Ja paga e tij e “çmendur”

Jan Oblak do të vijojë të jetë një lojtar i Atletico Madrid deri në vitin 2022.

16:14
“Ke fituar Champions sepse ke pasur Messi-Xavi-Iniesta”. Përgjigjja e prerë e Guardiolës nuk lë vend për komente

Pep Guardiola u ngacmua nga një gazetar mbi faktin se nuk ka fituar asnjë Champions League që kur është larguar nga Barcelona.

15:55
Pogradec, përvetësonte pensionet përmes falsifikimit të dokumenteve, arrestohet

Një punonjës i shërbimit postar në qytetin e Pogradecit është ndaluar nga forcat e policisë, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

15:43
Ekskluzive, deputeti i Merkelit: Lënia e mandateve, veprim i pazakontë dhe i gabuar

Nikolas Löbel, deputet gjerman i CDU-së së Kancelares Angela Merkel, njëherazi anëtar i politikës së jashtme në Bundestagun gjerman dhe bashkëraportues për Shqipërinë, në një intervistë telefonike nga Berlini për Top Channel, flet për vendimin e deputetëve të opozitës që lanë mandatet.

15:31
Por përse protestohet? Flasin demonstruesit, përse erdhën në Tiranë

Në mënyrë simbolike, protestuesit bënë një ceremoni mortore, pasi sipas tyre me djegien e mandateve të opozitës “Parlamenti ka vdekur”.

15:20
Bashkia e Kamzës, e gjitha në protestë

Të enjten e 21 shkurtit, Bashkia e Kamzës ishte e boshatisur nga punonjësit. Në orarin zyrtar të punës, pothuajse asnjë prej qytetarëve nuk arriti dot të merrte shërbim.

15:12
Opozita dorëzoi mandatet. Zhvillohet protestë paqësore para Parlamentit

Protesta e opozitës para sallës plenare të Parlamentit rezultoi e qetë, pas një presioni shumë të fortë ndërkombëtar, që në kor kërkonte evitimin e episodeve të dhunës dhe gjuhës së ashpër.

15:03
Greqi/ 48-vjeçari shqiptar ndërroi jetë nga ataku kardiak, bien akuzat ndaj të birit

48 vjeçari nga Lezha që u gjet i vdekur 3 ditë më parë në Agios Athanasios të Greqisë ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

14:58
“Shtëpia që ndërtoi Xheku”, nga sot në kinematë Imperial

Kur pati premierën për herë të parë në Festivalin e Kanës në vitin 2018, “The House That Jack Build”, apo “Shtëpia që ndërtoi Xheku”, filmi më i fundit i regjisorit Lars Von Trier pati një reagim të madh dhe pushtoi faqet e para të gazetave.

14:55
Administrata në protestë; Mbyllen bashkitë Klos dhe Mat. Pak punonjës në Shkodër e Lezhë

Bashkitë e Klosit dhe e Matit u mbyllën këtë të enjte. Që nga kryetaret Basir Çupa dhe Nezir Rizvani e deri tek administrata e dy bashkive të së djathtës, të gjithë siç raportohet nga qytetarë kanë qenë në Tiranë në protestë.

14:44
Vazhdojnë shkeljet në Tomor; Gjobat dhe kontrollet nuk sprapsin aktivitetin e paligjshëm

Në malin e Tomorrit vazhdon puna e guroreve edhe pse aktiviteti u pezullua nga ministria e Mjedisit.

14:44
Abuzimet me të miturit, Papa: S’mjaftojnë dënimet me fjalë

Bota për Papa Françeskun pret masa konkrete mbi frenimin e abuzimit të priftërinjve me të mitur, e jo vetëm dënime me fjalë. Gjatë samitit të zhvilluar në Vatikan, me në qendër skandalet që kanë tronditur nga themelet kishën katolike, Ati i Shenjtë tha se zëri i “të vegjëlve që kërkojnë drejtësi” duhet dëgjuar.

14:12
KiE shpreh shqetësim: Opozita të mos ikë nga Parlamenti

Vendimi i opozitës shqiptare për të dorëzuar mandatet nga Parlamenti ka shkaktuar mjaft shqetësim në Bruksel, e këtë e dëshmoi qartë edhe deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës (KiE), Thorbjorn Jagland, i cili i kërkoi të mos largohet nga Parlamenti.

14:06
Shkodër, tregu i ri kthehet në WC

Mungesa e tregjeve në qytetin e Shkodrës vijon të jetë shqetësuese.

13:48
“BE-ja t’i marrë mbrapsht”, por…Trump s’i lejon kthimin në SHBA gruas së ISIS

Shtetet e Bashkuara nuk do t’ia lejojnë kthimin në Amerikë një gruaje të bashkuar me Shtetin Islamik në Siri, e që sot shfaqet thellësisht e penduar për veprimet e saj.

13:36
Autori pranon krimin. Vrau shokun pas një sherri

Roland Milo i akuzuari si vrasës i shokut të tij Sokol Rama gjatë një pazari që kishte të bënte me transport bimësh narkotike e ka pranuar vrasjen para organeve te hetimit.

13:18
Basha e mbyll protestën me himnin dhe simbolin e shqiponjës (Video)

“Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë, në Elbasan, në Durrës, në Dibër, në Tropojë dhe në Sarandë, anembanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

13:03
Basha: I vumë kyçin Parlamentit të krimit, nisim rrugëtimin e shpresës

Pasi dorëzoi mandatin e deputetit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvendosur protestuesit para selisë blu, duke u bërë thirrje atyre të qëndrojnë aty pasi, siç u shpreh ai “opozita e bashkuar i vuri kyçin Parlamentit të krimit”.

12:55
Fleckenstein: Mos prisni arbitër nga Brukseli. Protesta s’e zëvendëson Kuvendin

“Mos prisni që të vijnë gjithmonë arbitra nga Brukseli për të sheshuar çdo grindje”, thotë raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein, në një intervistë për “Deutsche Welle”-n.

12:52
Bashkia Klos e mbyllur; E gjithë administrata në protestë

Bashkia e Klosit sot është e mbyllur. Qytetarët që i janë drejtuar zyrave të administratës së udhëhequr nga një kryetar i Partisë Demokratike nuk kanë zgjidhur dot asnjë problem.

12:37
Bima shumëvjeçare Akja, mrekullibërëse për lëkurën dhe për të pastruar frymëmarrjen

Në Shtëpinë Tonë /Akja është një bimë shumëvjeçare. Ajo rekomandohet të përdoren si çaj për të pastruar rrugët e sistemit të frymëmarrjes dhe për të nxitur urinimin.

12:36
Protesta zhvendoset sërish, Basha tërheq protestuesit nga Kryesia e Kuvendit

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dorëzuar aktin e dorëheqjes së mandatit të deputetit në Kryesinë e Kuvendit i shoqëruar nag mijëra protestues.

12:23
Rama largohet me eskortë nga Kryesia e Kuvendit (Video)

Menjëherë pas thirrjes që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u bëri protestuesve të mbledhur para Kuvendit të Shqipërisë për zhvendosjen e tyre në ndjekje të tij drejt Kryesisë së Kuvendit, ku do të bëhej akti i dorëzimit të mandateve të opozitës, kryeministri Rama është larguar prej andej.

12:20
Antisemitizmi në Francë, Macron njofton masa të reja për ta frenuar

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi një valë masash të reja, në përpjekje për të frenuar antisemitizmin, nismë kjo e nxitur nga një shtim i ndjeshëm i nivelit të sulmeve.

12:18
Në Shtëpinë Tonë/ 10 ditë pa sheqer dhe pa karbohidrate!

Jennifer Lopez dhe partneri i saj kanë mbajtur një regjim ushqimor, 10 ditë pa karbohidrate dhe pa sheqerna. Kësaj sfide i janë bashkuar edhe shumë persona në botë por edhe në vendin tonë.

12:13
Bangladesh, 78 viktima nga zjarri në lagjen historike

Plot 78 vetë kanë vdekur mes flakëve që përfshinë një lagje historike të kryeqytetit të Bangladeshit, Daka.

12:03
Wake Up/ Eljan Tanini: Piktorët e rinj në këtë vend mbijetojnë me vështirësi

Prej datës 17 shkurt, Eljan Tanini ka hapur ekspozitën e tij personale në Tiranë.

12:03
Provokimi i Daçiç: Pengojmë Kosovën të anëtarësohet në INTERPOL e UNESCO

Në kohën kur mbi Kosovën sa vjen e shtohen presionet për heqjen e taksës 100%, të vendosur mallrave serbe, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç lëshon provokimin e radhës me deklaratën se Beogradi do ta kundërshtojë përsëri aplikimin e Kosovës në INTERPOL.

11:59
Wake Up/ Gjimnazistët kampionë të “Public Speech” dhe “Stand Up Comedy”

E Folura në Publik dhe Standup Comedy jane dy gjini që janë aplikuar në një konkurs të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Rinisë, dhe “Sirea Film” me gjimnazistë të kryeqytetit.

11:57
Protesta zhvendoset në Kryesinë e Kuvendit, Basha: Na ndiqni të dorëzojmë mandatet

Protesta e opozitës po zhvendoset nga Parlamenti për në Kryesinë e Kuvendit, pasi kreu i PD, Lulzim Basha u bëri thirrje mbështetësve të tij që ta ndjekin atë dhe depuetetët e tjerë teksa shkojnë për të dorëzuar mandatet.

11:57
Wake Up/ Shqiptarët në Wikipedia kërkojnë info për politikanët dhe aktualitetin

Redon Skikuli, anëtar i ‘Wikimedia Community User Group Albania’ i ftuar në “Wake Up” teksa rrëfeu të gjitha detajet për marrëveshjen më të fundit që tashmë edhe kinematografia shqiptare do të jetë në ” Wikipedia”, tregoi se shqiptarët në përgjithësi e përdorin këtë platformë për të mësuar më shumë për figurat politike dhe ngjarjet e aktualitetit.

11:51
Basha mesazh ndërkombëtarëve: Mos më kërkoni,atë që nuk do e pranonit për popullin tuaj

Kreu i Partisë Demokratike, teksa mori fjalën e tij para protestuesve, pati edhe një mesazh për aleatët, të cilët kryesisht i kërkuan të mos marrin vendimin ekstrem të djegies së mandateve.

11:45
Kryemadhi: Djegia e mandateve tona, fundi i tranzicionit në Shqipëri

Kryetarja e LSI, ka theksuar para protestuesve se djegia e mandateve i jep fund tranzicionit.

11:45
Protesta e opozitës, ndërpriten valët e telefonisë së lëvizshme

Masat e larta të sigurisë në vazhdën e protestës që po zhvillohet aktualisht përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë përfshijnë jo vetëm angazhimin e mbi 1.500 efektivëve të Policisë së Shtetit, por tashmë edhe ndërprerjen e valëve të telefonisë së lëvizshme, me vendim të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

11:37
Fjalimet e opozitarëve shoqërohen me tymuese e flakadanë (Foto)

Ndërkohë që deputetët e opozitës po mbajnë fjalime të shkurtra në mesin e turmës së mbledhur përpara Parlamentit, disa simpatizantë të flaktë të partive opozitare kanë hedhur tymuese dhe flakadanë, si për të ndezur atmosferën, duke përfituar edhe nga moti i ngrohtë dhe me diell.

11:29
Dash Shehi: Ne nuk jemi mrekullia, por Rama është e keqja më e madhe

Teksa deputetët e opozitës së bashkuar po flasin me radhë para protestuesve duke deklaruar dorëzimin e mandatit të deputetit, një prej tyre ka qenë edhe kreu i LZHK, Dash Shehi, i cili është pritur me ovacione dhe brohoritje teksa hipi në podiumin e improvizuar

11:19
Protesta, manifestuesit hipin në pemë – FOTO

Në një kohë që Policia ka rrethuar të gjithë perimetrin e Parlamentit, disa protestues kanë gjetur “rrugë zgjidhe”, duke hipur në pemë.

11:08
Rama “në arrati”? Ndjek protestën nga Kryesia e Kuvendit

Basha e akuzoi se ka marrë arratinë pasi rrethoi Kuvendin e Shqipërisë me tela me gjemba, por kryeministri Edi Rama ndodhet në Tiranë dhe po ndjek me interes protestën e opozitës përpara Parlamentit.

11:06
Opozita djeg mandatet, deputetët para protestuesve: Sot mandati është i juaji

Deputetë të opozitës së bashkuar janë duke marrë me radhë fjalën para protestuesve të grumbulluar para selisë së Parlamentit.

10:59
Protestuesit lule para Kuvendit: Parlamenti “vdiq”

Ka nisur protesta e sotme e opozitës, e udhëhequr nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

10:55
Kryemadhi: Rama mund ta djegë Kuvendin për kulla

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbërritur në protestën përpara Kuvendit. Ajo ka përshëndetur fillimisht militantët e saj, e më pas bëri një deklaratë për mediet duke thënë se, kjo qeveri është zgjedhur me votat e krimit.

10:50
Basha: Sot dita e parë e betejës për t’i kthyer Parlamentin, popullit

Ndërsa me mijëra persona janë grumbulluar para Parlamentit, i cili ka anuluar seancën plenare për të shmangur dhunën, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se sot për opozitën nis beteja për t’ia kthyer qytetarëve të Kuvendin dhe Qeverinë.

10:40
Mijëra protestues grumbullohen para Parlamentit, Basha: T’i hapim rrugë zgjedhjeve të lira

Një numër i madh njerëzish janë grumbulluar para selisë së Parlamentit, teksa institucioni më i rëndësishëm i Republikës sonë mbrohet nga thuajse tri kordonë policësh.

10:38
Dorëzimi i mandateve, Mogherini e Hahn: Dëm për demokracinë

Ndërkohë që mbështetës të opozitës shqiptare janë mbledhur për të protestuar përpara Kuvendit të Shqipërisë, në vazhdën e protestës së pak ditëve më parë përpara Kryeministrisë, një tjetër reagim ndërkombëtar vjen i fuqishëm kundër retorikës nxitëse për dhunë.

10:33
Protesta e opozitës, Braçe në Facebook: Ruani qetësinë

Përmes një postimi në faqen e tij ne Facebook, Braçe apelon për qetësi, durim dhe ligj.

10:32
Kordon “sigurie”, mbi sigurinë e efektivëve policorë (Foto)

Protesta e opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë nuk ka nisur ende zyrtarisht, edhe pse një numër i madh njerëzish janë mbledhur atje tashmë, ndërsa institucioni më i rëndësishëm i Republikës sonë mbrohet nga thuajse tri kordonë policësh.

10:15
Basha: Mandatet iu kthyen popullit! Telat me gjemba, efekti i parë i protestës

Në deklaratën e parë për mediet e pranishme në selinë blu, Basha tha se sot demokratët do të bëjnë realitet djegien e mandateve. Ndërkohë, sipas tij, sot është parë edhe efekti i parë i protestës, që është rrethimi i Parlamentit me tela me gjemba, duke shtuar se ky institucion ka rënë dhe tregues për këtë është edhe arratia, siç u shpreh ai, e Ramës nga Tirana.

10:04
LIVE/ Protesta e opozitës para Parlamentit
09:58
“Diçka po ndodh te Tirana e Re”, Veliaj zbulon surprizën

Një tjetër zonë e qytetit është veshur me ngjyrat e pranverës. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në një tjetër pallat ku nuk ishte vënë dorë prej shumë vitesh duke e nxjerrë nga rrënimi.

09:55
Protesta e opozitës, në vëmendjen e shtypit ndërkombëtar: Të shmanget dhuna!

Të shmanget dhuna! Mesazhi kryesor në lajmet e përcjella nga mediet e huaja mbi Shqipërinë dhe protestën e sotme fokusohet pikërisht te thirrjet për të evituar një përshkallëzim të situatës.