Haradinaj flet për asociacionin/ Pas kthimit nga SHBA: Shkova për të qartësuar qëndrimet

Haradinaj flet për asociacionin/ Pas kthimit nga SHBA: Shkova për të qartësuar qëndrimet

Si asnjëherë më parë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pas kthimit nga SHBA-të ka përmendur krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Pas takimit të zhvilluar me përfaqësuesin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer dhe përfaqësuesin e Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen, ai ka thënë se Kosova përveç ndarjes nuk duhet ta pranoj as asociacionin me kompetenca ekzekutive.

Megjithëkëtë kur është pyetur nëse asociacioni është zgjidhja e vështirë që e pret Kosovën në dialog, Haradinaj nuk është përgjigjur.

Përveç tij, vizitë në SHBA zhvilluan edhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli e presidenti, Hashim Thaçi, por këtë të fundit të cilin e fajëson për plane të ndarjes së vendit thotë të mos e ketë takuar fare.

Takime me përfaqësuesit ndërkombëtarë ka pasur edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

E në Kosovë pas përfundimit të zgjedhjeve, Qeveria e re në tavolinë do ta ketë dialogun me Serbinë.

Alberta Hashani

Top Channel