Ishte nisur nga Çekia, por humbi kontaktet me autoritetet/ Aeroplani rrëzohet në një qytet të Kroacisë, humbin jetën 2 persona në bord 22/08 07:31
Ditët evropiane të trashëgimisë kulturore sollën në muzeun etnografik të Elbasanit nxënësit e shkollës Onufri.
Asnjëherë më parë shtëpia tradicionale qytetare elbasanase nuk kishte qenë më e bukur sesa sot, ku tingujt e violinës i dhanë jetë mureve qindravjeçare.
“Ngjizja e traditës, historisë dhe kulturës që në vegjëli mbetet sfida kryesore për të mbajtur gjallë atë pjesë të jetës së këtij vendi për të cilën jemi krenarë”, shprehet Silva Belegu, drejtoreshë e Muzeut Etnografik.
Ditët evropiane të trashëgimisë kulturore kanë përfshirë aktivitete të ndryshme duke mos harruar veshjet popullore, muzikën qytetare elbasanase, piktura dhe foto të qytetit të vjetër, rrugicat e kalasë e të tjera.
Top Channel