Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar 28/11 19:13
21 emigrantë shqiptarë u strukën në një anije mallrash në Mbretërinë e Bashkuar duke sjellë panik të ekuipazhit, i cili i përbërë nga vetëm 10 marinarë lëshoi thirrje për ndihmë përmes radios, raporton “The Sun”.
Shqiptarët, saktësisht 19 burra dhe 2 fëmijë i druheshin kontrollit dhe ishin në kërkim të ushqimit dhe cigareve.
Sipas “The Sun”, emigrantët u fshehën në anije para se kjo e fundit të nisej nga Bilbao, Spanjën veriore.
Anija u nis të premten e shkuar dhe ata u gjetën sapo mbërritën të martën në Mbretërinë e Bashkuar.

Top Channel