“Çmenduria” nuk ka fund, pas publikimit të albumit këngëtari shqiptar jep lajmin e rëndësishëm

26/09/2019 20:30

Franc Koruni ishte i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të promovuar albumin e tij të parë “Kush është çmendur”.

Vetëm një natë më parë, këngëtari prezantoi disa nga këngët e tij përmes një mini recitali, ku të ftuar ishin miq e muzikëdashës.

Ai u shpreh i kënaqur nga ecuria dhe mënyra se si është pritur albumi, madje zbuloi se po planifikon të mbajë një koncert të mirëfilltë recital.

“Do ketë një koncert prej vërteti, recital të mirëfilltë. Koncerti do realizohet ndoshta në fillim të vitit tjetër, sepse ka shumë angazhim. Unë doja ta bëja që këtë vit, por nuk më premton koha për shumë arsye”, tha ai.

Top Channel