Rama takon Reeker dhe Palmer: Mbështetës të palëkundur të vendit tonë drejt anëtarësimit në BE

26/09/2019 18:35

Kryeministri Edi Rama ka takuar Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.

Detaje nga ky takim Rama ndau dhe në facebook, ku shkruan: “dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri, e të rrugëtimit të vendit tonë drejt anëtarësimit nē Bashkimin Europian”.

Statusi i Ramës

Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer; dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri, e të rrugëtimit të vendit tonë drejt anëtarësimit nē Bashkimin Europian??????

FOTO GALERI
1/3

Top Channel