Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Ligjvënësit europiane rrëzuan dy kandidatura kyçe të ekipit të Ursula Von Leyen, kryetarja e re e komisionit evropian.
Eurodeputetët kanë refuzuar hungarezin László Trócsányi, të konsideruar një aleat të kryeministrit problematik hungarez Viktor Orban, i cili ishte propozuar si komisioner i fqinjësisë dhe zgjerimit.
“Kartonit të tyre të kuq” nuk i shpëtoi as rumunia Rovana Plumb, e cila sipas Politico-s, rezulton të mos ketë deklaruar dy kredi me vlerë prej gati 1 milionë eurosh.
Përpara deputetëve që shqyrtuan emërimin e saj, zyrtarja rumune u justifkua duke thënë se nuk besonte që rregullat ia diktonin një gjë të tillë.
Ligjvënësit në Komisionin e Çështjeve Ligjore të PE-së, organizmi që ka për detyrë të verifikojë deklaratat e Plumbit dhe kandidatëve të tjerë lidhur me interesat financiare, ngritën dyshimet se këto transaksione financiare mund të paraqesnin një konflikt të mundshëm interesi.
Zëdhënësja e komisionit Mina Andreeva sqaroi më pas, se për momentin, procedura është pezulluar. Si Plumb , ashtu edhe Trócsányi prisnin të përballeshin me seancat dëgjimore të konfirmimit nga komitetet e specializuara javën e ardhshme.
Sipas Andreeva –s, vendimi i vendimet e Komitetit për çështjet Ligjore nuk nënkupton patjetër se “tani duhet të propozohet një kandidat i ri automatikisht”.
Hapat e ardhshëm, nga sa theksoi ajo do të varen nga mënyra se si Parlamenti do të zgjedhë të procedojë në koordinim me Von der Leyen. Megjithatë, një zyrtar i Parlamentit e bëri të qartë se shumë shpejt, legjislativi do ta bëjë të qartë me shkrim se të dy këta kandidatë, janë të papranueshëm.
Irida Vasia
Top Channel