Një makinë ka marrë flakë, në një prej rrugëve kryesore të qytetit të Gjirokastrës, në lagjen “18 shtatori”.

Burime për Top Channel kanë bërë me dije se është parë që ky mjet po digjej, por rrethanat janë ende të pazbuluara.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi ngjarjen. Sipas saj, mjeti tip Ford ka qenë i parkuar në kohën që ka marrë flakë. Dyshohet paraprakisht për një masë elektrike në makinë.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve mundësoi shmangien e përfshirjes nga zjarri edhe të automjeteve të tjera të parkuara në lagjen më të populluar të Gjirokastrës, para Pallatit të Sportit.

Top Channel