E shtunë, 16 Mars 2019
20:10
Diaspora/ Rrëfimi i Kolë Gjokës: Nga azilkërkues, sot në radhët e CDU-së

Kolë Gjoka vendosi të largohej në vitin 1996 nga Shqipëria dhe të emigrojë bashkë me vëllain e tij. U nis drejt Gjermanisë si emigrant, dhe sot është pjesë CDU-së.

19:58
Lihen në burg fajdexhinjtë e Shkodrës

Gjykata e Shkodrës rikonfirmoi këtë të shtunë masat e sigurisë për të arrestuarit e dy ditëve më parë, që vepronin si grup i organizuar kriminal në fushën e fajdeve.

19:44
Protestë kundër të gjithëve; Historitë e atyre që dolën në shesh për të protestuar

Kundër të gjithë klasës politike dhe shoqërisë civile protestoi i vetëm Dilaver Nelaj.

19:18
Dhuna kundër myslimanëve në Zelandën e Re

Ngjarja e se premtes në Christchurch tronditi mbare botën; ndërsa e përshkroi sulmin në xhami si një nga “ditët më të errëta” në historinë e Zelandës së Re, kryeministrja Jacinda Arden tha se atje, nuk ka vend per gjera te tilla.

18:44
Vritet në sy të fëmijës; 62-vjeçari ekzekutohet te parku i liqenit në Tiranë

Një 62-vjeçar u ekzekutua me arme zjarri teksa vraponte me të birin në pistën e vrapimit tek liqeni artificial.

18:11
Sërish protesta në Paris; Jelekverdhët dëmtojnë dyqane dhe lëshojnë tymuese

Jelekverdhët janë rikthyer në rrugët e Parisit e në afërsi të harkut të triumfit, ku sulmoi dhe disa dyqane, turma është përplasur me policinë.

17:30
Protesta, Lleshaj: Policia, në shënjestër të dhunës së verbër

Në një postim në Twitter, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas protestës së opozitës ditën e sotme. Ai shkruan se ndjen keqardhje për opozitën, dhe respekt për atë që e cilësoi përgjegjshmëri e profesionalizëm të Policisë së Shtetit.

17:00
Veliaj: Tirana nuk i përulet dhunës! Çdo gjë xixë për nesër

Protesta e së shtunës i parapriu festës së Ditës së Verës, të shtyrë nga Bashkia e Tiranës më 17 Mars për shkak të motit të keq.

16:54
Autori i masakrës në Zelandën e Re para gjykatës, nuk shfaq pendesë

Brenton Tarrant u paraqit sfidues në gjykatë ku mësoi akuzat akuzat që rëndojnë ndaj tij. 28-vjeçari nga Australia, me të hyrë në sallë bëri me duar gjeste të lidhura me supremacinë e bardhë, e nuk shfaqi asnjë emocion ndërsa lexohej aktpadia.

16:46
Reagon policia: Protesta, e dhunshme dhe e jashtëligjshme

Policia ka reaguar pas shpërndarjes së protestuesve duke dënuar atë çfarë ndodhi para Kuvendit të Shqipërisë.

16:00
Kryemadhi: Rruga jonë nuk ka kthim pas, do të qeverisim zemërimin e popullit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi doli në një konferencë për shtyp nga selia e partisë së saj, ku falënderoi pjesëmarrësit në protestën e sotme të opozitës së bashkuar.

15:19
Përse protestuan sot? Njerëzit tregojnë arsyet

Problemet ekonomike dhe keq-qeverisja janë ajo i ka tërhequr njerëzit për t’iu bashkuar protestës së opozitës.

15:12
Mediat e huaja sytë nga Tirana; Jehonë protestës dhe kërkesave të opozitës

Washington Post ka përcjellë lajmin e protestës së sotme të opozitës në Tiranë duke theksuar se tubimi zhvillohet kundër qeverisë së akuzuar nga pjesëmarrësit si të korruptuar e të lidhur me krimin e organizuar.

14:44
Basha mbyll protestën: Ndërkombëtarët të dëgjojnë zërin e shqiptarëve

Pasi tërhoqi turmën drejt selisë së partisë Demokratike, lideri i opozitës, Lulzim Basha mbajti edhe një fjalim para protestuesve. Ai i cilësoi pjesëmarrësit në protestë, si misionarë të lirisë, të cilët do të meritojnë mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve ndër breza.

14:44
Starova debuton nesër në Vlorë, Mustafa me statusin e “ish”-it ndaj Laçit

Laçi-Flamurtari është një prej 3 sfidave të parashikuara për t’u zhvilluar gjatë kësaj fundjave në Kategorinë Superiore.

14:27
Basha tërheq turmën nga parlamenti, i orienton drejt selisë së PD-së

Pas afërsisht dy orësh mjaft të tensionuara para parlamentit, lideri i opozitës, Lulzim Basha ka ndërhyrë dhe ka tërhequr turmën që andej.

14:21
Policia apel të fortë protestuesve: Ndalni veprimet e dhunshme, ose…

Situata para parlamentit vijon të jetë e tensionuar, teksa policia ka ndërhyrë disa herë për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës.

14:02
Protesta e opozitës, reagon presidenti Meta: Ruani qetësinë dhe evitoni konfrontimet (Foto)

Ndërkohë që protesta e opozitës ka degjeneruar sërish në akte dhune e përleshjeje para parlamentit, ka reaguar edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.

13:53
Policia ndërhyn me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën para Parlamentit

Vijon të jetë e tensionuar situata para Parlamentit, ku prej orës 12:30 është spostuar turma e protestuesve, pas thirrjes së drejtuesve opozitarë.

13:40
“Si tentoi të më joshte Ronaldo”, Modelja: Nëse shënonte gol… (Foto)

Modelja venezueliane, Alexandra Mendez ka zbuluar mesazhet me përmbajtje seksuale, që i ka dërguar Cristiano Ronaldo, gjatë kohës kur luante te Reali i Madridit.

13:27
Tensionohet situata para parlamentit, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Prej disa minutash turma e protestuesve është stacionuar para godinës së Parlamentit, sipas thirrjes së bërë nga udhëheqësit e opozitës.

12:56
Vijon protesta e opozitës, turma marshon drejt Parlamentit (Foto)

Pasi mbajti të rrethuar përreth një orë godinën e kryeministrisë, turma e protestuesve është nisur drejt godinës së Kuvendit.

12:44
FIFA miraton formatin e ri të Botërorit për Klube, starton nga viti 2021

Federata Ndërkombëtare e Futbollit miratoi formatin e ri të Botërorit të klubeve, që do të nisë të zbatohet në vitin 2021. Ky turne parashikon pjesëmarrjen e 24 klubeve, do të zhvillohet një herë në 4 vjet dhe do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave.

12:37
Botërori i Formulës 1 starton me dominimin e Mercedes, Hamilton niset i pari

Botërori i Formula 1 nisi me dominimin e Mercedes. Në pistën e Melbournit, dy pilotët e skuderisë kampione të botës, Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas pushtuan vijën e parë të startit të garës, që do të zhvillohet të dielën pasi regjistruan kohët më të shpejta nga këto kualifikuese.

12:20
Protesta e opozitës – Live në kanalin e Top Channel në Youtube

Opozita e bashkuar po vijon protestën para godinës së kryeministrisë, ku përsërit thirrjen për largimin e kryeministrit Edi Rama.

12:15
Vijon rrethimi i kryeministrisë, hidhen shashka e tymuese drejt godinës (Foto)

Vijon protesta e opozitës, teksa pas fjalës së Flamur Nokës, protestuesit bënë një marshim simbolik, duke rrethuar godinën e kryeministrisë.

12:06
Kryemadhi: Rama po mendon për kryeministrin e ri dhe zgjedhjet e parakohshme

Duke ecur drejt kryeministrisë, kryetarja e LSI-së Monika kryemadhi nuk ngurroi t’u përgjigjet edhe pyetjeve të gazetarëve.

12:00
Opozita proteston para kryeministrisë, Rama takim me operatorët turistikë në Berat

Teksa në Tiranë ka nisur zyrtarisht protesta e opozitës, pasi Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë lënë selitë e tyre njëkohësisht për të marshuar, drejt Kryeministrisë, Edi Rama ka qenë në transmetim live nga Berati.

11:50
Noka mban fjalën para protestuesve, nis rrethimi i kryeministrisë

Ish deputeti i partisë Demokratike, Flamur Noka mbajti fjalën para protestuesve, në nisje të protestës së opozitës.

11:23
Vijon grumbullimi i protestuesve, krerët e opozitës mbërrijnë para kryeministrisë

Vijon grumbullimi i qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’, ku do të protestojnë para kryeministrisë, të ftuar nga partitë opozitare.

11:18
Shëndeti oral, sonte në “Hipokrati”

Sipas Shoqatës së Stomatologëve Shqiptarë, sëmundjet e gojës janë më të përhapurat dhe prekin rreth 90% të popullsisë. Ky është raporti më i fundit sa i përket kujdesit të shëndeti oral.

11:16
“Zidane II” starton sot në “Santiago Bernabeu”

Për herë të parë që nga 19 maji, Zinedine Zidane do të ulet sërish në stol për të drejtuar Realin në një ndeshje të kampionatit spanjoll. Asokohe, më saktë vetëm një javë pas takimit me Villarreal-in në Primera Division, 46-vjeçari francez ngriti për herë të tretë “trofeun me veshë të mëdhenj” si trajner i klubit të famshëm madrilen, teksa mposhti 3-1 në finalen e Kievit Liverpoolin.

10:57
Festimet për Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës publikon kalendarin e aktiviteteve

Nesër, që në orët e para të mëngjesit, Tirana do të përfshihet nga festimet e Ditës së Verës. E kthyer tashmë në traditë, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh argëtuese për fëmijë e të rritur, të cilat do të zgjasin gjatë gjithë ditës.

10:53
Përurohen tre fusha të reja sportive në shkollat “Katund i Ri” dhe “Sadik Stavialeci” në Kashar

Tre fusha të reja sportive në shkollat “Katund i Ri” dhe “Sadik Stavialeci” i shtohen Kasharit, të cilat do të shërbejnë jo vetëm për 1300 nxënësit e zonës, por edhe komunitetit aty.

10:41
PD publikon shifrat, mbi 60 mijë protestues vijnë nga rrethet

Nëpërmjet një komunikate për mediat, Partia Demokratike njofton se sipas raportimeve degët e partisë në rrethe, mbi 60 mijë protestues janë nisur drejt kryeqytetit.

10:31
“S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi”, forma e veçantë e protestës së 54-vjeçarit (Foto)

Dilaver Nela është padyshim protestuesi më i veçantë, që ka mbërritur para kryeministrisë, ndërkohë që pritet të vijnë mijëra mbështetës të tjerë të opozitës.

09:52
Kategoria Superiore rikthehet me supersfidën Skënderbeu-Kukësi

Pas një jave ndërprerjeje për shkak të bojkotit nga ana e Shoqatës së Arbitrave, Kategoria Superiore do të rikthehet sot në orën 17:00 me një nga ndeshjet e javës së 25-të.

09:30
Mbërrijnë në Gjykatën e Shkodrës të arrestuarit e operacionit “Maranaj”

Kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës së Shkodrës 12 personat që u arrestuan në kuadër të operacionit “Maranaj”, të cilët pritet të njihen me masën e sigurisë.

09:13
Audicionet për Top Talent II vijojnë nesër, transmetohen live në kanalin e Top Channel, në Youtube

Audicionet për programin “Top Talent II” në Top Channel, do të vijojnë nesër për të tretën javë me radhë, ku më tepër se 100 aspirues do të provojnë të tregojnë talentin e tyre.

09:00
Efektivë të shumtë policie mbërrijnë në kryeministri, zbardhet plani i masave (Foto)

Burime për Top Channel bëjnë me dije se rreth 1800 efektivë policie janë angazhuar gjatë ditës së sotme, për të garantuar mbarëvajtjen e protestës së opozitës së bashkuar.

08:51
Protesta e opozitës, mijëra njerëz nisen drejt kryeqytetit

Militantë të partive opozitare dhe jo vetëm, nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, janë nisur në orët e mëngjesit të sotëm drejt kryeqytetit, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita.

08:43
Opozita proteston sërish para kryeministrisë, kërkohet largimi i Ramës

Opozita e bashkuar do të dalë sot sërish para kryeministrisë, për të zhvilluar protestën e radhës kundër qeverisë Rama, të cilën e akuzon se ka fituar zgjedhjet nëpërmjet blerjes së votave.

08:30
Digjet një automjet në Vlorë, policia heton për shkaqet

Një automjet është djegur mbrëmë në lagjen “Lirim”, të qytetit të Vlorës.

06:06
SHBA, BE dhe Kanadaja, sanksione të koordinuara ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Bashkimi Europian të premten vendosën sanksione të reja për të ndëshkuar Rusinë, për sulmin e saj në 2018-ën ndaj tre anijeve ukrainase, si dhe aneksimin e Krimesë dhe aktivitetet e saj në Ukrainën lindore.

05:24
Rivali i Netanyahut mohon lajmet se është sulmuar nga Inteligjenca iraniane

Benny Gantz, rivali më i fuqishëm i kryeministrit Benjamin Netanjahu në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Izraelit, hodhi poshtë artikujt e gazetave politike, për akuzat se telefoni i tij celular ishte sulmuar nga inteligjenca iraniane.

04:29
“Kominsky Method” bën bashkë Michael Douglas e Kathleen Turner

Ishin një ndër çiftet më të famshme të ekranit në vitet ’80, në filma si “Romancing the Stone” dhe “The War of the Roses”.

03:41
Pompeo: Shpresojmë që të vijojmë negociatat e denuklearizimit me Korenë e Veriut

Shtetet e Bashkuara shpresojnë se mund të vazhdojnë të mbajnë bisedime për denuklearizimin me Korenë e Veriut, tha Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo të premten, pas raportimeve se një zyrtar i lartë i Penianit kishte thënë se vendi mund të pezullojë negociatat.

02:55
Akuzohet si filorus, Toto Cutugno shpallet “non grata” në Ukrainë

Pas Al Banos, edhe Toto Cutugno bëhet “non grata” në Ukrainë. Emri i këngëtarit italian u përmend nga një grup deputetësh ukrainas, të cilët i kërkuan shefit të Shërbimit Sekret të ndalojë hyrjen e Cutugno-s në vend, për shkak të pozicionit të dyshuar filorus.

02:02
Tensionimi i situatës, palestinezët anulojnë protestën e zakonshme javore

Protestat javore në Bregun perëndimor, gjatë kufirit në Gaza mes Palestinës dhe Izraelit, u anuluan për këtë të premte, pas një përshkallëzimi serioz të situatës një natë më parë, midis terroristëve palestinezë dhe Izraelit.

01:20
Brad Pitt sjell në ekran “Blonde”, një film për Marilyn Monroe

Regjisori neozelandez Andrew Dominik po përgatitet për një rikthim të madh, me filmin biografik “Blonde”, me Ana De Armas në rolin e biondes legjendare Marilyn Monroe.

00:37
Hetimi për krime lufte në Afganistan, SHBA kërcënon gjyqtarët me heqje vizash

Shtetet e Bashkuara do të tërheqin ose refuzojnë vizat për çdo personel ndërkombëtar të Gjykatës Penale që heton krimet e mundshme të luftës nga forcat e SHBA-ve ose aleatët, në Afganistan, tha të premten sekretari i shtetit Mike Pompeo.

00:00
Ministri i Maqedonisë së Veriut viziton Greqinë, kontestohet nga Agimi i Artë

Vizita e parë në parlamentin grek, e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, u shoqërua me një incident që shkaktuan deputetët e Agimit të Artë.

E premte, 15 Mars 2019
23:31
Këto janë momentet më të bukura nga finalja e Betejave

Përfundon kështu një tjetër fazë e rëndësishme në “The Voice Kids”, ajo e Betejave.

23:09
Këta janë artistët e fundit që kualifikohen në Netët Live

Janë gjithësej 18 konkurrentë, 6 nga secila skuadër të cilët kanë arritur të kalojnë me sukses fazën e Betejave duke u kualifikuar kështu në Netët Live.

22:26
Zelandë e Re, policia: Rreziku s’është eliminuar! Trump: Supremacia e bardhë, jo kërcënim global

Një agresor i së djathtës ekstreme, i armatosur me një armë gjysmëautomatike mësyu dy xhami në qytetin e qetë Christchurch të Zelandës së Re gjatë lutjeve të pasdites së të premtes, për të vrarë prej andej 49 besimtarë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

21:55
Energjia elektrike nga HEC, rol kyç në zhvillimin e ekonomisë shqiptare

Prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet do të luajë një rol kyç në zhvillimin e ekonomive të Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor. Nëse shikojmë me kujdes në Ballkan, gjysma e energjisë elektrike vjen nga hidrocentralet, por gjysma tjetër vjen nga centralet me energji termike. Nuk kam dëgjuar për problemet që vijnë nga ndotja e ajrit. Eliminimi i ndotjes duhet të jetë një nga prioritetet në rajon”.

21:49
FIFA rekomandon zgjerimin e Botërorit të Katarit

Trupa qeverisëse e futbollit botëror ka rekomanduar zyrtarisht zgjerimin e Kupës së Botës që do të zhvillohet në vitin 2022 në Katar, nga 32 ekipe aktualisht në 48 gjithsej, siç konfirmohet nga vet FIFA.

21:16
Për Miriamin, “Betejat” është faza më e vështirë e “The Voice Kids”

Sonte nisi mbrëmja finale e Betejave e megjithëse është një fazë e shkurtër, mbart shumë emocione dhe momente sfiduese, sidomos për trajnerët të cilët vendosin fatin e konkurrentëve të tyre.

20:57
Fier, kapet një tjetër anëtar i grupit të Met Kananit

Një tjetër anëtar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve ka rënë në pranga këtë të premte nga forcat e Policisë së Fierit.

20:32
Titulli, një mirazh. Skënderbeu pret Kukësin me sytë nga Europa

Titulli kampion për Skënderbeun duket një mirazh këtë sezon, e në vigjiljen e një ndeshjeje të rëndësishme në Kategorinë Superiore, si ajo ndaj Kukësit, edhe në kampin e korçarëve e pranojnë me gjysmë zëri.

20:31
Punonjësit e Ujësjellësit të Selenicës, 8 muaj pa marrë pagat. Subvencionet, të bllokuara nga Thesari

Plot 49 punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë e Selenicës, prej 8 muajsh nuk po marrin pagat. Në një mesazh drejtuar emisionit “Fiks Fare”, ata kërkojnë ndihmë për problemin e tyre, por nuk mund të dalin të ankohen para kamerës, pasi rrezikojnë vendin e punës.

20:15
“Dialogu” me Serbinë, në Kushtetuese. LDK-VV: Thaçi s’ka autoritet për të drejtuar

Projektligji për dialogun me Serbinë është votuar ditë më parë në Kuvendin e Kosovës. Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese këtë ligj, pasi sipas tyre, ky ligj i deformon pushtetet institucionale në Kosovë.

19:36
Sulmi terrorist në xhami, rreth 50 të vrarë në Zelandën e Re

Plot 49 të vdekur e mbi 20 të plagosur rëndë janë viktimat e të shtënave në dy xhami të Christchurchit, në Zelandën e Re. Kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern i përshkroi incidentet si “sulme terroriste”, duke e cilësuar këtë si njërën prej ditëve më të errëta në historinë e vendit.

19:28
Basha: Të rrëzojmë Ramën! Ndërkombëtarët s’i dëgjoj më. Vetëm qytetarët

“Marrëveshja e 17 majit të vitit 2017 u bë në kushtet e një presioni të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për të shmangur konfliktin civil. Iu dha një mundësi Ramës dhe ai e tregoi fare mirë që ky ishte një gabim i madh. Prandaj, kur më pyesin, përse nuk ulesh me Ramën, përse nuk na dëgjon, unë e kam përgjigjen fare të thjeshtë. Ju dëgjova një herë, doli që e kishit gabim. Nuk ju dëgjoj më. Tani do të dëgjoj vetëm qytetarët shqiptarë”, tha Basha.

19:18
Njihuni me formacionin e yjeve, që promovoi Luis Van Gaal (Foto)

“Jam në pension dhe nuk dua të bëj as rolin e trajnerit, as të drejtorit sportiv dhe as opinionistit televiziv. Bashkëshortja ime Truus, 22 vite më parë la punën e saj, për të më ndjekur mua pas, kur drejtoja në shtete të ndryshme. I pata premtuar se do të trajnoja deri në moshën 55-vjeçare, por tani jam 67 vjeç dhe bashkëshortja ime meriton një jetë me mua, pa futbollin”.

19:09
Jo vetëm Skënderbeu! Edhe Arianiti në armët e autorëve të masakrës

Plot 49 të vdekur e mbi 20 të plagosur rëndë janë viktimat e të shtënave në dy xhami të Christchurchit, në Zelandën e Re. Kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern i përshkroi incidentet si “sulme terroriste”, duke e cilësuar këtë si njërën prej ditëve më të errëta në historinë e vendit.

19:01
Rama: Qeveria nuk preket. Votën e 2017-s nuk e luan as topi, jo më Luli

Një ditë para protestës, që opozita ka thirrur përballë zyrës së tij në Tiranë, Edi Rama garantoi socialistët nga Berati se qeveria nuk bie me akte dhune, por ajo që rrezikon të dëmtohet është imazhi i vendit, ekonomia dhe xhepi i qytetarëve.

19:00
Voilà / Mentor Haziri: Po, mbi 60% e këngëve të mia kanë lidhje me diçka timen personale

I ftuar në emisionin Voila ka qenë për këtë javë këngëtari Mentor Haziri. Para pak kohësh ai ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Hana”.

18:45
“Lapraka”, në pranga 3 shpërndarës droge

Policia e kryeqytetit ka mundur të arrestojë 3 shtetas të dyshuar për tregtimin e drogave të forta, në kuadër të operacionit të koduar “Lapraka”, që vinte pas një procedimi penal të regjistruar këtë vit.

18:32
“Dita e Verës” në kryeqytet, riformatohet trafiku

Aktivitetet që Bashkia e Tiranës kishte organizuar me rastin e Ditës së Verës, por që për shkak të motit të keq u vendosën të shtyheshin për këtë të dielë, kanë bërë që 17 marsi të shpallet si “ditë pa makina” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” të kthehet në pedonale.

18:02
Makina përfundon në kanal, humb jetën një 17-vjeçare

Një adoleshente 17-vjeçare ka humbur jetën për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të premteje, teksa udhëtonte në një automjet të drejtuar nga një tjetër bashkëmoshatar.

17:45
Elisa Spiropali: Edhe kur më kanë ofenduar, kjo ka qenë arma ime për t’ia dalë

Elisa Spiropali ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku foli për marrëdhëniet me të bijën, si edhe qëndrimin lidhur me situatën aktuale në politikë.

17:04
Eliminimi nga Kupa, Laçi ndryshon kreun e pankinës. Starova, në vend të Prengës

Disfata me Tiranën në Kupën e Shqipërisë solli ndryshime në pankinën e Laçit, me largimin e Besnik Prengës nga drejtimi teknik.

16:14
Basha-ambasadorëve: Mos u bëni palë me askënd, por me vlerat mbi të cilat qëndroni

Pas takimit me ministrin e Jashtëm çek në selinë e Partisë Demokratike, kryetari i opozitës Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediet, me në krah aleatët e tij në opozitë. Ai tha se me të patën mundësinë të shpalosnin edhe njëherë vlerat europiane, si thelbi i betejës opozitare.

16:05
Largimi i Ramës ditën e protestës, zgjuarsi apo dobësi?! Biberaj përgjigjet në “Top Talk”

Janë zhvilluar deri tani disa protesta të thirrura dhe organizuara nga opozita me data të përcaktuara, por në të gjitha protestat e zhvilluara para kryeministrisë, Rama nuk është gjendur në zyrë.

15:41
“Pse u ndava nga Brad Pitt”, rrëfehet Angelina Jolie

Angelina Jolie rrëfeu në një intervistë të rrallë televizive se pas ndarjes me Brad Pitt, ka ndjerë brenda vetes një boshllëk të madh.

15:37
Zonë e Lirë Ekonomike në Kashar; Veliaj: Do menaxhohet nga Bashkia

Tirana do të ketë një zonë të lirë ekonomike, e cila do të menaxhohet nga bashkia e Tiranës.

15:33
Djegia e mandateve, Schmidt: Kjo nuk është normale

Qeveria gjermane e ka kritikuar hapur opozitën shqiptare për bojkotimin e parlamentit, por raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm ne Bundestag, Christian Schmidt thotë se përgjegjëse për krizën është edhe qeveria.

15:13
Brexit, britanikët e Francës në ankth

Britanikët që jetojnë në Francë po i ndjekin me frymën pezull zhvillimet në Londër.

15:07
Masakra në Zelandën e Re, autori adhurues i nacionalistëve ballkanas

Njëri prej agresorëve të Christchurch-it në Zelandën e Re duket se ka qenë admirues i flaktë i nacionalistëve ballkanas dhe përpara se të hapte zjarr mbi njerëzit e pafajshëm në xhami, kishte vendosur një këngë që nderonte Radovan Karaxhiçin. Në faqen e tij të Facebook, Brenton Tarrant kishte postuar foto te simboleve nacionaliste të rajonit si dhe një deklaratë ku kritikohej ndërhyrja e SHBA në Kosovë.

15:02
Ekspozita e princ Vidit

105 vite nga krijimi i kabinetit të Princ Vidit dhe i njëjti përvjetor me ardhjen e tij në Shqipëri në Muzeun Kombëtar të Arsimit është çelur një ekspozitë me elemente të veçanta.

15:00
Rinisi puna për Velierën, arkeologë dhe PD kundër projektit

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe partisë demokratike në Durrës kanë protestuar kundër vendimit të gjykatës administrative të apelit për zbatimin e projektit dhe kërkuan sërish ndërprerjen e punimeve.

14:54
Një ujë të acartë për 10 mijë euro. Ju do ta bënit?! – VIDEO

Çfarë do të bënit për 10.000 euro?! Do të zhyteshit në ujëra të ngrira në mesin e një nate të acartë?

14:52
“Hapësira, forma dhe ngjyra”. Ekspozita me piktura e Enton Panaritit

Enton Panariti ka kohë që punon për çeljen e ekspozitës personale më të fundit të tij të quajtur Hapësira, forma dhe ngjyra”.

14:42
Intensifikohet transporti detar i mallrave me Kosovën

Në 15 ditët e para të muajit mars, tetë anije tregtare dhe dy të tjera Ro-Ro kanë transportuar mallra të ndryshme tranzit, që pasi u përpunuan në portin e Durrësit kanë vijuar udhëtimin me automjete drejt Kosovës

14:29
Pensionet nga Italia; Marrëveshja mungon ende

Ndonëse Shqipëria nuk ka një marrëveshje me Italinë për njohjen e kontributeve të emigranteve shqiptarë që prej vitesh kanë punuar atje e më pas janë kthyer. Disa prej tyre kane filluara t’i gëzojnë pensionit që marrin nga Italia.

13:37
Ndryshon kalendari i Champions, shkak shorti për ekipet e Manchester

Në Nion të Zvicrës shorti i Champions League përcaktoi përballjen e dy skuadrave angleze, Tottenham-City, duke evituar përplasjen mes dy ekipeve të të njëjtit qytet, pasi United do të diskutojë kualifikimin kundër Barcelonës.

13:27
Shorti i Europa League/Napoli- Arsenal, finalja e parakohshme

Në Nion të Zvicrës është hedhur mesditën e së premtes edhe shorti i fazës çerefinale dhe gjysmëfinale të Europa League. Napoli-Arsenal është çifti që spikat në këtë short.

13:12
Pezullimi i koncesionit të TEC Vlorë, ende nuk zbardhet pse nuk u bë tenderi

Pezullohet dhënia me koncesion e termocentralit të Vlorës. Ministria së infrastrukturës dhe energjisë nuk sqaron pse është bërë pezullimi edhe pse TEC-in para 2 muajsh e vizituan në terren 27 kompani, shumica të huaja që patën shprehur interes.

12:56
Champions/ Shorti përplas United-Barca; Juve dhe Liverpool me fat

Shorti i fazës çerekfinale të Ligës së Kampioneve rezervoi përballje të forta në turneun elitar të futbollit europian. Nga vazot e Nionit, u zbuluan çifte shpërthyes që premtojnë shkëndija si ajo mes Barcelonës dhe Manchester United.

12:56
BE: Djegia e mandateve cënon integrimin

Në prag të protestës së 16 marsit, BE ka apeluar për shmangien e dhunës, teksa ka ritheksuar se djegie në bllok e mandateve ka cenuar procesin e integrimit të vendit.

12:33
Basha për deputetët e rinj: U blenë si të ishin bagëti

Durrësi është ndalesa e kryeopozitarit Basha një ditë para zhvillimit të protestës së 16 marsit. Në takim me studentë dhe pedagogë të universitetit të qytetit bregdetar, Basha foli edhe për deputetët e rinj të cilët kundërshtuan vendimin politik për djegien e mandateve.

12:32
Reagon amb.SHBA: Qeveria legjitime. Ish-deputetët ta lënë të punojë për të ardhmen

Një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita, ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës përmes një postimi në faqen saj zyrtare bëjnë thirrje për ruajtjen e qetësisë.

12:30
Wake Up/ Këngëtarja Enxhi Nasufi: Dëshira ime, një duet mes femrash të fuqishme

Këngëtarja Enxhi Nasufi ka marrë pjesë në festivale të ndryshme muzikore, ku ka spikatur për talentin e saj.

12:27
Wake Up/ Shqipëria prezantohet përmes videoartit në Vienë

Për herë të parë këtë vit është zhvilluar Festivali i videoartit shqiptar në Vjenë, ku ndër shumë vende të tjera ka marrë pjesë edhe Shqipëria.

12:26
Wake Up/ Studimi: Arsyet pse 51% shqiptarëve nuk shkojnë mirë me shefat

Anketa e Cilësisë së Jetës e Komisionit Evropian tregon se shumica e shqiptarëve nuk shkojnë mirë me shefin.

12:19
Masakra në Zelandën e Re, në armën e autorëve edhe emri i Skënderbeut

49 viktima dhe dhjetëra të plagosur është bilanci i sulmit nga ekstremistët të djathtë në dy Xhami në Zelandën e Re. Fillimisht u dyshua se ishte një sulm kundër emigrantëve, por emrat e shkruar në armët e përdorur nga ta janë të personave evidentojnë faktin se objektiv i sulmit ishin vetëm myslimanët.

11:55
Vendoset data. Më 21 mars gjyqi kundër Tahirit

Në 21 mars Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë seancë paraprake për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

11:50
Gërdeci, 11 vite pa drejtësi! Përkujtohen viktimat e “vrasjes shtetërore”

Në atë shtëpi jetonte një grua që priste të bëhej sërish nënë. Një 3-vjeçar luante në oborrin vetëm pak metra larg repartit të vdekjes. Ajo ishte shtëpia e prindërve dhe vëllait të Afrim Deliut, i cili prej 3 muajsh gjendej në Afganistan. Pjesëtarë të familjes së Afrimit u prekën nga shpërthimi i fuqishëm i Gërdecit, mes të cilëve pati të vdekur dhe të plagosur rëndë.

11:44
Deputetë francezë në Tiranë: Palët të zgjidhin ngërçin

Dy deputetë francezë Jacques Maire dhe Liliana Tanguy ndodhen në Tiranë, me synimin e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.