Misteri rreth vdekjes së ish-deputetes britanike Ann Widdecombe, lirohet 26-vjeçari i arrestuar si autor i dyshuar 11/07 10:00
Policia austriake ka bërë me dije se po heton mbi vrasjen e dyshuar të pesë personave në qytetin e skive në Kitzbuehel, Austri.
Një zëdhënës i policisë rajonale të Tirolit shprehet se vrasjet kanë ndodhur brenda natës.
Agjencia austriake e shtypit, APA, duke cituar policinë thotë se autori i dyshuar është arrestuar.
Mediat lokale, raportuan se autori i krimit ishte një burrë 25-vjeçar që kishte hyrë në shtëpinë e ish të dashurës së tij dhe kishte qëlluar mbi 5 persona, gruan dhe të dashurin e saj të ri, prindërit dhe vëllain.
Mediat raportojnë gjithashtu se ai është vetdorëzuar në polici, duke rrëfyer mbi vrasjet e kryera.
Top Channel