Ditën e sotme është shënuar një tjetër vepër penale, ku një i ri 25-vjeçar ka plagosur në kokë me gërshërë një tjetër shtetas.

Shtetasi O.D., banues në fshatin Rinia, Durrës akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

E ndërsa i plagosuri, E.I., 26 vjeç, gjithashtu banues në Durrës është jashtë rrezikut për jetën, ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel