Pas shpalljes së mos kompetencës nga Gjykata e Tiranës dhe dërgimin e Izet Haxhisë tek krimet e rënda, prokuroria e krimeve të rënda i kërkon gjykatës ta çojë çështjen për interpretim në gjykatën e lartë.

Sipas prokurorit as gjykata nuk është kompetente për të gjykuar Izetë Haxhinë.

Ndërkohë dy avokatët e Haxhisë i kanë kërkuar gjykatës lirimin e klientit të tyre, me argumentin se derisa të shprehet gjykata e lartë Haxhia se paku të mbahet në arrest shtëpiak.

Avokatët thanë se Izet Haxhia ka kaluar një kohë të gjatë edhe në paraburgim në Turqi.

Gjykata u tërhoq për vendim.

Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdarit,

Top Channel