Barça, 4 gola Sevillas/ Katalanasit, tani në vendin e dytë

07/10/2019 14:11

Barcelona duket se i ka ndezur mirë motorët në Ligën Spanjolle.

Në Camp Nou skuadra katalanase mposhti Sevillan 4-0 një rezultat ky që gënjen disi pasi andaluzianët i patën shanset e tyre, por nuk i shfrytëzuan, ndërkohë që katalanasit u treguan efikasë në sulmet e tyre.

Suarez me një roveshatë i dha avantazhin Barcelonës, gol që më pas u shoqërua nga ai i Vidal dhe Dembelesë dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0. La gjurmën e tij edhe Messi që duket se i ka lënë pas dëmtimet e këtij fillimi sezoni. Kapiteni i Barcelonës shënoi golin e katërt me atë që quhet specialiteti i tij, goditjen e dënimit.

Në minutat e fundit Barcelona luajti me 9 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Araujos për faull dhe Dembelesë, me këtë të fundit që u ndëshkua për protesta të forta duke fyer arbitrin Lahoz. me këtë fitore Barcelona ngjitet në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Real Madrid kryesues.

 

Top Channel