Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjuifca, ka thënë se nga të dhënat që posedojnë janë parti e parë.Ai uroi Lidhjen Demokratike të Kosovës për vendin e dytë, ndërsa shtoi se së bashku me këtë parti do të qeverisin.

“Ne jemi aktualisht duke i procesuar të dhënat tona që po vijnë nga çdo qendër e votimit. Të dhënat tona tregojnë që LVV është e para. LVV i ka fituar këto zgjedhje.

Unë i uroj qytetarët e Kosovës, ishte një proces shumë demokratik me të cilin jemi shumë të kënaqur si LVV. Me këtë rast shprehim edhe urimin tonë për vendin e dytë që e ka marr LDK, me të cilën mendoj që do ta bëjmë një qeveri shumë të mirë për Kosovën… Unë jam i bindur që mbi 10 komuna ka dal e para LVV”, tha ai.

Top Channel