Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Mollas të Cerrikut ku dy persona humbën jetën dhe një u plagos.

Në aksident u përfshinë dy mjete.

Sipas policisë, njeri nga mjetet teksa ka tentuar të evitojë nj karrocë në rrugë është përplasur me një tjetër mjet.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit 48 vjeç dhe drejtuesi i karrocës.

Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë më i rëndë i ndodhur në qarkun e Elbasanit, pas atij të 10 ditëve më parë ku gjetën vdekjen 4 persona.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel