Një autoveturë tip “Wolswagen Golf” është përfshirë nga flakët ditën e djeshme në bulevardin “Bajram Curri”, si pasojë ka pësuar dëmtime të vogla edhe një mjet tjetër aty pranë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë.

Top Channel