Kosova është shembull/ Qytetarët shpjegojnë përse zgjedhjet në Shqipëri, zvarriten

07/10/2019 15:21

Procesi zgjedhor në Kosovë shërbeu ndër të tjera si një mësim për shqiptarët e Shqipërisë, për të cilët zgjedhjet janë shndërruar në kalvar mundimesh.

“Kosova është një shembull i shkëlqyer, pasi vjen po nga shqiptarë. Kosovarët treguan se kanë respekt për elektoratin e institucionet demokratike”, shprehen disa qytetarë.

“Procesi tek ne është një lodhje e madhe. Kuti që mezi numërohen, gazetarë të rraskapitur, rezultate që kundërshtohen, kuti që shoqërohen me policë të shumtë. Dhe në fund një rezultat që del atëherë kur ti ke harruar fare që kishe votuar disa muaj më parë”, u shprehën disa të tjerë.

“Unë i ndoqa me vëmendje të madhe zgjedhjet në Kosovë, dhe më pëlqeu fakti që palët humbëse e pranuan humbjen”, thotë një zonjë.

Top Channel