Transformohet “1 Maji”, ambjent çlodhës dhe argëtues për të gjithë grupmoshat

07/10/2019 10:31

Hapësira në lulishten “1 Maji” në kryeqytet është transformuar në një ambient çlodhës dhe argëtues për të gjithë grupmoshat.

Përveç stolave, janë krijuar edhe lojëra shahu, ndërsa në shesh janë krijuar lojëra të ndryshme për fëmijët që të kalojnë disa orë të këndshme pranë banesës së tyre.

Falë lojërave të ndryshme të instaluara nga punonjësit e Bashkisë, të vegjlit e bllokut “1 Maji” mund të mësojnë sporte të ndryshme si: pingpongu, minibasketi dhe dama.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel