Ka mbetur një kosh plehrash… Fshatra të tërë të Shqipërisë po braktisen, të rinjtë emigrojnë ndërsa të paktët që kanë mbetur janë të moshuarit të cilët nuk kanë ku të shkojnë tjetër.
Fshati Valësh i Elbasanit dikur numëronte 200 familje, ndërsa sot nuk kanë mbetur më shumë se 5 familje. Largësia, mungesa e infrastrukturës dhe gjendja e vështirë ekonomike ka bërë që qindra njerëz të lënë shtëpitë e tyre.
Edhe pse me bukuri të rralla natyrore, jetesë tashmë në këto fshatra është bërë e vështirë. Dyqane, kopshte e zyra u mbyllën ndërsa shkolla numëron vetëm 5 nxënës, edhe këta në pritje për tu larguar së bashku me prindërit e tyre.
Top Channel