Zbulime të reja për Rrugën e Qumështit, shpërtheu 3.5 milionë vite më parë

07/10/2019 13:00

Një energji katalizmike ka përfshirë galaksinë tonë, rrugën e qumështit, rreth 3.5 milionë vite më parë.

Sipas një ekipi astronomësh, shpërthimi i quajtur prej tyre Seyfert, nisi afër një vrime të zezë super të madhe në qendër të galaksisë. Pasojat janë ndjerë 200 mijë vite dritë larg.

Zbulimi se qendra e rrugës së qumështit ka qenë më dinamike nga sa mendohej më parë, mund të çojë në një riinterpretim të plotë të evolucionit të saj.

“Këto rezultate do të ndryshojnë dramatikisht njohuritë tona për rrugën e qumështit- thonë shkencëtarët nga universiteti i Sidneit në Australi.

“Ne – shtojnë ata – kemi menduar gjithnjë për galaksinë tonë si një galaksi jo aktive, me një qendër jo shumë të shndritshme”.

Shpërthimi ka shkaktuar dy kone gjigande të jonizuara që janë shpërndarë nëpër rrugën e qumështit. Ekipi i shkencëtarëve i udhëhequr nga profesori Joss Bland Hawthorn, nga Këshilli australian i kërkimeve, kanë përdorur të dhëna të mbledhura nga teleskopi hapësinor Hubble për të përllogaritur se kur një shpërthim masiv energjie të lartë ka ndodhur.

Top Channel