Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se rezultatet nga shtabet e tyre lojale e qendrore, dallojnë nga ato të exit poll-eve.

“Rezultatet të cilat kanë dalur nga disa exitpoll-e dallojnë substancialisht me të dhënat që i kemi nga terreni, nga shtabet tona lokale dhe shtabi jonë qendror. AAK është mbi 15 për qind në gjitha matjet tona. Në shumë komuna jemi të parët. Në Gjakovë, Rahovec, Obiliq, jemi në Pejë, e kështu me radhë. Për AAK-në normalisht 15 per qind nuk është një rezultat që e kemi pritur, për shkak se ne në garë kemi hyrë me fituar. Me gjithatë kur bëjmë një krahasim me rezultatet që i kemi pasur është një rritje gati 80 për qind dhe në këtë kuptim kjo na mban në fuqi tonë politike dhe në angazhimin tonë”, ka thënë Tahiri.

Tahiri mes tjerash tha se gjatë gjithë fushata zgjedhore, është parë se i gjithë procesi ka qenë demokratik.

Krahas kësaj, tha se është mirë që të priten rezultatet, e mos të spekulohet.

Top Channel