Autoriteti Shtetëror i Rrugëve ka vendosur pezullimin e punës në lotin numër 1 të “Unazës se re”. Pas publikimit të fakteve, se një prej kompanive ka falsifikuar dokomunentet, ARRSH ka kërkuar të dhëna nga autoritetet amerikane për kompaninë “Dunwell Haberman”.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i ka kërkuar Prokurorisë shqiptare që të nisë menjëherë hetimin për projektin e dyshimtë të Unazës së Madhe në Tiranë, projekt i cili ka nxjerrë dhe pritet të nxjerrë qindra banorë jashtë shtëpive të tyre.
Presidenti i Republikës Ilir Meta vizitoi Cërrikun në kuadër të nismës që ka ndërmarrë “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar.
Pas 18 vitesh në krye të CDU-së, Angela Merkel tërhiqet! Politikani i financave, Friedrich Merz; sekretarja e Përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer; si dhe ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, janë në garë për ta zëvendësuar atë në postin e kryetarit të CDU-së.
Marrëveshja “e dështuar” për “Brexit”-in, që Theresa May ka sjellë në Parlament për votim këtë javë, është një dështim monumental dhe shkatërrimtar për vendin tonë. Me këtë frazë e nis analizën e tij për “The Guardian” Jeremy Corbyn, udhëheqësi i Partisë Laburiste opozitare në Britaninë e Madhe.
Constance Wu është e para grua aziatike në 44 vite, që nominohet për një çmim “Golden Globe” në kategorinë e “aktores më të mirë kryesore”.
Pavarësisht tërheqjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duke hequr pikën 4 që tarifonte çdo kredit të provimeve të bartura, në VKM-në e kundërshtuar ashpër nga studentët, të cilët prej dy ditësh mblidhen në protestë para kësaj ministrie, ata duket se nuk janë kënaqur me plotësimin e vetëm një prej kërkesave të tyre.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau thotë se qeveria e tij nuk është përfshirë në arrestimin e një ekzekutiveje të lartë të gjigantit kinez të telekomit, “Huawei”.
Simone Inzaghi dhe vëllai i tij Filippo janë dy trajnerë në “Serie A” që nuk po përmbushin aktualisht objektivat e skuadrave respektive, duke sjellë logjikisht edhe diskutimin për qëndrimin apo jo në post.
Pas çështjes së Sergio Ramosit te Reali i Madridit, që mori një substancë të ndaluar në finalen e Championsit, dhe pas problemeve me transferimin e Neymar te PSG, tani “Football Leaks” vendosi një tjetër skuadër spanjolle në shënjestër.
Ceremonia në kujtim të 10-vjetorit të vrasjes së Alexis Grigoropoulos ka degjeneruar në akte dhune ekstreme. Qindra anarkistë janë përleshur me forcat e rendit në rrugët e Athinës, gjatë së enjtes.
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të emërojë zëdhënësen e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në postin e ambasadores së SHBA-ve në Kombet e Bashkuara.
Tekniku kroat Ivan Juriç është përballur mbrëmjen e djeshme me shkarkimin për herë të tretë në më pak se dy vite, nga stoli i skuadrës italiane të Genoas.
Kryeministri francez Edouard Philippe tha se 89,000 anëtarë të forcave të sigurisë do të vendoseshin në mbarë vendin të shtunën, duke përfshirë 8,000 në Paris, ndërsa në rrugë do të dalin edhe disa automjete të blinduara.
Juventusi do të presë sonte në “Allianz Stadium” Interin, në atë që quhet derbi i Italisë, pasi bëhet fjalë për një përballje mes dy skuadrave që i kanë dhënë tonin kampionatit italian të futbollit.
Një prodhim i gjigantit kinematografik Walt Disney, mbërrin në kinematë shqiptare, në të gjithë rrjetin Imperial.
Izraeli ka të ngjarë të lejojë eksportet e kanabisit mjekësor brenda këtij fund-viti, tha një ligjvënës i lartë të enjten, një masë që do të rriste të ardhurat në arkën e shtetit dhe do të ngadalësonte numrin në rritje të firmave që krijojnë ferma jashtë vendit.
I verbëruar dhe i “hipnotizuar” nga Yoko Ono. Kështu e përshkruan Ray Conolly John Lennon-in në librin që i ka dedikuar atij: “Being John Lennon: A restless life”.
Qeveritë e Bashkimit Evropian që refuzojnë të strehojnë refugjatë, mund të paguajnë për t’u përjashtuar nga sistemi i bllokut për ndarjen e emigrantëve, thuhet në një propozim të Francës dhe Gjermanisë, që synon t’i japë fund një grindjeje të gjatë brenda unionit mbi migracionin.
Ukraina kërkoi një mbledhje të dhjetëra ministrave të jashtëm të enjten, për të rritur sanksionet kundër Rusisë, duke akuzuar Moskën për agresionin ndaj Kievit dhe “mbjelljen” e paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë në të gjithë Perëndimin.
Zëvendëskryeministri i Italisë Luigi Di Maio tha të enjten se një analizë e zërave kryesorë të buxhetit 2019 të qeverisë, tregon se ata do të kushtojnë më pak se sa pritej, duke shtuar se ajo që është e rëndësishme për Brukselin, është që borxhi të zbresë.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Misioni Amerikan pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, përshëndeti miratimin e kandidaturës së Shqipërisë, për kryesimin e OSBE-së në vitin 2020.
Senatorët e SHBA, të vendosur për të ndëshkuar princin e kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, thanë të enjten se duan të votojnë javën e ardhshme për të dënuar Riadin, por u përpoqën të bien dakord se si të veprohet më së miri.
Alexander Solzhenitsyn dhe familja e tij u larguan nga Bashkimi Sovjetik, pasi ai i ekspozoi tmerret e kampeve ruse të punës, në të gjithë botën.
Autoritetet franceze do të mbyllin të shtunën dhjetëra muze, vende turistike dhe dyqane, duke përfshirë Kullën Eifel dhe Luvrin, nga frika e përsëritjes së dhunës së javës së kaluar në Paris, thanë zyrtarët të enjten.
Presidenti Macky Sall ka inauguruar Muzeun e ri të qytetërimeve të zeza të Senegalit në kryeqytetin Dakar. Ai ka ndjekur thirrjet e senegalezëve dhe vendeve të tjera afrikane që Franca të kthejë artin e plaçkitur gjatë epokës koloniale.
Ditën e sotme, në portale qarkulloi një lajm se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka pasur mesataren e studimeve 5.9.
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, u shpreh në emisionin Open me Eni Vasilin se shqiptarët shpenzojnë 39% të të ardhurave vetëm për arsimin.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, deklaroi në emisionin Open me Eni Vasilin në Top Channel se tarifat e studimit i vendosin vetë universitetet.
Edmond Tupja deklaroi në emisionin Open në Top Channel se ministrja e Arsimit Lindita Nikolla duhet të jepte dorëheqjen dhe t’i bashkohej protestës së studentëve sot.
E ftuar në emisionin Open me Eni Vasilin në Top Channel, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u dha të drejtë studentëve në protestën e tyre.
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësueseje ndihmëse, Feride Kastrati, e cila prej 1 muaj e gjysmë justifikohet me raport mjekësor fiktiv, duke lënë pa mësim një nxënës 7-vjeçar me çrregullime të spektrit autik.
Thuajse i gjithë komuniteti i shkencëtarëve është në një mendje; në Tokë gjallesat janë shfarosur plot pesë herë në miliona vite ekzistencë të planetit tonë.
Kreolë do të thotë fëmijë të lindur nga prindër të përzier në kuptim racor apo kombëtar. Por si janë trajtuar ata para luftës së Kosovës? Enver Petrovci i ka parashikuar saktë ngjarjet e kësaj lufte që dhjetë vite më parë kur ka shkruar këtë dramë.
Arta Marku prej 19 dhjetorit mban detyrën e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, por që pavarësisht risive të Reformës në Drejtësi, numri 1 i akuzës vazhdon të ushtroje funksionet sipas modelit të vjetër.
Kur nisma e tyre për vetting-un e politikanëve të shkojë në Parlament, demokratët konfirmojnë se do jenë aty, duke shmangur në këtë mënyrë edhe djegien e mandateve.
Lëvizja për Universitetin ka kryer një studim në lidhje me kostot studentore të të rinjve nga rrethet që zgjedhin fakultetet në Tiranë si një mundësi më e mirë studimi.
Apple i është kërkuar ndërtimin dhe hedhjen në treg të një programi, apo formë tjetër zgjidhjeje që do të kufizojë përdorimin e telefonave të saj nga ana e fëmijëve.
Rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”, automjeti tip Fiat me drejtues shtetasin V. B. është përplasur me një motor, ku si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit motorit, 63-vjeçari me inicialet A.Ç., banues në Orikum.
Peshëngritësi i njohur shqiptar Briken Çalja u nderua nga presidenti për arritjet e tij në pedanë, dhe përfaqësimin e flamurit kuqezi në arenën ndërkombëtare.
Sipas Bashkisë së Tiranës, numri i objekteve pa leje që janë prishur në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana për t’i hapur rrugë projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe ka shkuar në mbi 20, ndërkohë që priten të prishen edhe mbi 10 objekte të tjera.
Krokodilët janë një prej specieve më të rrezikshme në planet, e të mbash një të tillë në si kafshë shtëpiake padyshim vë në rrezik jetën tënde, e jo vetëm.
Femrat që presin deri në moshën 26-vjeçare për t’u martuar kanë mundësi më të madhe për një martesë jetëgjatë.
Kryeministri Edi Rama tregoi në Facebook se qeveria ka nisur investim masiv “për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve”.
Studiuesi i njohur Sokol Shupo ishte pjesë e debatit në “Ftesë në 5” lidhur me vendimin e UNESCO-s për regjistrimin e lahutës si pasuri serbe.
I ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, ishte lahutari i vjetër i malësisë Jonuz Delaj.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputetja Jorida Tabaku kujton se PD ishte kundër mazhorancës për ndryshimet për ligjin e arsimit të lartë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sërish me banorët e Astirit të enjten në mbrëmje, ku akuzoi qeverinë se kërkon që t’i nxjerrë ata nga shtëpitë në mes të dimrit.
Amy Adams, Christina Hendricks, Jessica Chastain…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe në Ambasadën amerikane në Tiranë për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush.
Ivana ndien mungesën e Klaudios. Ritinja i tregon Zekës se trafikantët s’do të dëshmojnë më kundër tij. Rui i kërkon Sibelit ta prezantojë me tipin që i shiti hormonet Ivanës.
Në studion e “Top Talk” këtë të enjte ka qenë i ftuar pedagogu Arlind Qori që militon brenda Lëvizjes për Universitetin, e cila është organizatore e protestës së studentëve.
Qeveria reagoi sot ndaj protestë së studentëve duke shfuqizuar njërën nga 4 kushtet që studentët kishin vënë, sikurse tarifa e vendosur për kreditet e mbartura.
Protesta studentore sot mori të tjera dimensione, masiviteti i saj u shtua në Tiranë por edhe në rrethe. Ministria e Arsimit reagoi duke shfuqizuar njërën nga 4 kushtet që studentët kishin vënë, sikurse tarifa e vendosur për kreditet e mbartura. Por çfarë do të ndodhë tani me protestën pas vendimit të Ministrisë së Arsimit. Për të mësuar më shumë në studion e Top Talk ka qenë pedagogu Arlind Qori që militon brenda Lëvizjes për Universitetin, e cila është organizatore e protestës.
Trazira në rrugë. Pika karburanti që mbeten pa karburant. Panik për të blerë në supermarkete. Një vend në kaos. Nuk është imagjinata për ndonjë version distopian të Britanisë pas Brexit, por Franca e sotme nën drejtimin e mbrojtësit të vetë-formuar të anti-populizmit, Emanuel Makron.
Top Channel ka mësuar se Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përgatitur ndryshime në ligjin e policisë që japin mundësinë e krijimit të një force elite mbi RENEA-n, por edhe që mundësojnë kalimin e ushtarakeve në Policinë e Shtetit.
Top Story transmetoi këtë të mërkurë një profil të ish Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me dokumente dhe intervista ekskluzive për të kaluarën e tij.
Dëshmitari i drejtësisë, Ylvi Beqja u pyet në Prokurorinë e Tiranës dhe sërish për Shullazin.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se tri projektligjet të cilat i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake, do të votohen me 14 dhjetor në Kuvendin e Kosovës.
Vendimi për taksen 100 % nuk e ka ndryshuar gjendjen në terren. Janë njoftuar me vonese dhe malli serb ka mbetur në depot e tyre.
Orët në foto dikur kanë qenë të ish diktatorit shqiptar Enver Hoxha.
Ish-drejtori i hipotekës së Korçës dhe tre punonjës dhe ish-punonjës kanë përfunduar në pranga së bashku me një qytetar. Nga të dhëna konfidenciale dyshohet se kanë kryer korrupsion dhe veprimtari të paligjshme me certifikata të pronësive duke ndërhyrë fiktivisht në dokumente.
Pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës kanë qenë për herë të fundit në Parlament në seancën plenare të 19 korrikut. Referuar procesverbaleve të Kuvendit, bëhet fjalë për 27 përfaqësues të popullit; si nga radhët e Partisë Demokratike, ashtu dhe të LSI-së; mes të cilëve edhe krerët e opozitës, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi.
Presidenti Meta ka vizituar Beratin paraditen e kësaj të enjte, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes “Nder i Qytetit” i Beratit (pas vdekjes), të mësuesit Shkëlqim Shkëlqim Gjergjani.
Sauli dhe Alisona darkojnë me ambasadorin izraelit në Gjermani. Kuini merr masat që Keri të shtiret sikur ka vdekur, por një pusi e papritur bën që gjërat të ndryshojnë.
Shqipëria do ta miratojë me ligj heqjen e “Roaming”-ut të telefonisë celulare me Kosovën. Propozimi i deputetit Eduart Shalsi u miratua nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, e tashmë do të jetë seanca plenare që do të japë miratimin përfundimtar.
Kompanitë e basteve nuk kanë pritur 31 dhjetorin për mbylljen e pikave të lotove. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, deri më tani kanë deklaruar mbylljen 4.140 pika bastesh sportive, që përbëjnë mbi 90 për qind të pikave të regjistrura zyrtarisht në të gjithë vendin.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi mëngjesin e sotëm punimet që po kryhen në zonën e Unazës së Madhe, pranë rrethrrotullimit “Shqiponja”, lot i cili i është besuar kompanisë “Viktoria Invest”, një nga firmat që sipas Veliajt ka qenë përfituese kryesore e tenderave të Bashkisë së Tiranës, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha.
Java e 16 e Kategorisë Superiore hapet me supersfidën mes Kukësit dhe Skënderbeut, skuadrat që kanë fituat titullin kampion të vendit në dy sezonet e fundit.
Një ditë më parë policia turke ka sekuestruar sasinë më të madhe të narkotikëve në historinë e vendit, 1 ton e 271 kilogramë heroinë.
Shpesh në prani të fëmijëve me nevoja të veçanta na ndodh të ndiejmë se duhet të themi apo të komentojmë diçka nisur ndoshta nga kjo gjendje ndryshe.
Një alternativë e këndshme për argëtimin gjatë periudhës të festave është dhe patinazhi.
Milani është në pritje të komunikatës së UEFA-s për dënimin e klubit si pasojë e mosrespektimit të rregullit të “Fair Play”-t financiar në trevjeçarin 2014-2017.
San Antonio nuk sheh dritë në fund të tunelit. Skuadra teksane pësoi një tjetër disfatë pas asaj me Utah Jazz, e këtë radhë nga Los Angeles Lakers me rezultatin 113-121, për ta çuar bilancin sezonal me 11 fitore dhe 14 humbje.
“U2”, “ColdPlay” dhe Ed Sheeran janë muzikantët më të paguar në biznes, e për këtë garanton revista “Forbes”.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, pas protestës së studentëve ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka sqaruar vendimin që është marrë nga qeveria.
Luksemburgu do të bëhet i pari vend në botë me transport publik tërësisht falas. Planet e prezantuara nga qeveria e koalicionit, e udhëhequr nga kryeministri Xavier Bettel, do të bëjnë që trenat, tramvajet dhe autobusët të operojnë pa bileta, duke filluar nga vera e ardhshme.
Në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës nuk ka pasur një protestë të programuar, megjithatë studentët kanë pranuar se kërkojnë të drejtat e tyre.
Ura e mesit është një urë otomane, ndërtuar me gurë 250 vite më parë. Kjo urë është ende në funksion të banorëve të zonës. E shpallur monument kulture, ajo mbahet ende shumë e fortë.
Proteinat janë shumë të rëndësishme për të pasur një jetë të shëndetshme.
Kina ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të drejtueses së lartë të kompanisë “Huawei”, arrestimi i së cilës kërcënon të shndërrohet në një incident të madh diplomatik.
Protesta studentore që nisi nga studentët e Tiranës e ka zgjeruar gjeografinë e përhapjes së saj edhe në qytetin bregdetar të Durrësit.
Dëllinja është bimë shëruese, vlerat e së cilës njihen që nga lashtësia.
Aktori dhe regjisori Enver Petrovci tha në intervistën e tij në Wake Up se Teatrin Kombëtar duhet ta ndërtojë shteti dhe jo biznesi privat.
Debati Wake Up: Protesta e studentëve për tarifat e larta të shkollimit dhe tarifat e krediteve për provimet e mbartura, ka sjellë një ” përplasje” live në studion e ” Wake Up” këtë mëngjes, mes studentëve dhe këshilltarit në MASH.
Mesditën e kësaj të enjteje, në kryeqytetin shqiptar është nënshkruar marrëveshja për të sjellë në Shqipëri të gjithë eksperiencën dhe menaxhimin në fushën e hotelerisë, të kompanisë gjigante amerikane “Hyatt Hotels Corporation”, me seli në Chicago.
Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri është në kundërshtim me këshillat e shumë aleatëve të NATO-s, ka thënë ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg.
Katër vite më parë, Naokos dhe Takayuki Ides iu dhurua një shtëpi. Është një shtëpi me dy dhoma dhe e vendosur mes pemëve në një qytezë të vogël të Okutamës në prefekturën e Tokios.
Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një nga ikonat e futbollit shqiptar. Në rrjetet sociale, ai shkruan se kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë.
Vjedhja e boçeve të pishës në mënyrë të paligjshme ka bërë që drejtuesit e Ndërmarrjes Pyjore në Fier të zhvillojnë kontrolle të vazhdueshme.
E enjtja ka qenë një ditë ndryshe e punës për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Nuk nisi si zakonisht nga zyra e tij, por nga një prej kafeneve në zonën e “Astirit”, shoqëruar nga banorët që deri dje protestonin të shqetësuar për prishjen e banesave të tyre, ndërsa tani kanë liruar banesat pa leje dhe po bashkëpunojnë me autoritetet lokale për t’i hapur rrugë projektit të zhvillimit të “Unazës së madhe”.
Protesta studentore ka marrë një hov të ri këtë të enjte, në ditën e dytë të marshimit nga fakultetet respektive drejt Ministrisë së Arsimit, në “rrugën e Durrësit”, në Tiranë.
Greqia përkujton sot 10-vjetorin e vdekjes së Alexis Grigoropoulos, 16-vjeçarit që u vra prej dy agjentëve të policisë në lagjen “Eksarqia” të kryeqytetit grek, Athinë, më 6 dhjetor 2008.
Dimri ka ardhur dhe qymyri po digjet, duke e mbështjellë Ballkanin me një smog toksik, e duke i shndërruar qytetet e tij në më të ndoturat në planet.
Një kalendar që nuk sjell vetëm trupa, por edhe jetë! Ky është kalendari “Pirelli 2019”, i prezantuar në Milano dhe i realizuar nga fotografi i modës skoceze, Albert Watson.
Një operacion i madh shpëtimi po zhvillohet këtë të enjte pak milje larg brigjeve japoneze, pasi 5 marinarë amerikanë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përplasjes së dy avionëve ushtarakë amerikanë, gjatë një operacioni furnizimi me karburant.
Protesta studentore është shtrirë këtë të enjte edhe në qytetin e Korçës.
Nderimet 4-ditore për George H.W. Bush, presidentin e 41-të të Amerikës, do të përmbyllen këtë të enjte me ceremoninë mortore që do ta çojë trupin e tij të pajetë në banesën e fundit.
Rritja e parashikuar e taksave të karburanteve, që shkaktoi protesta javore të dhunshme në Francë, tashmë është hequr nga projektligji për buxhetin e vitit 2019.
Kryeministrja e Serbisë deklaroi të mërkurën se çdo hap për krijimin e një ushtrie në Kosovë, mund të provokojë një ndërhyrje ushtarake nga Beogradi, dy dekada pas kryengritjes së shqiptarëve të Kosovës kundër sundimit serb.