E shtunë, 08 Dhjetor 2018
08:14
Nacionalizmi në rritje kërcënon Deklaratën e të Drejtave të Njeriut

Ndërsa Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut është 70-vjeçare, ka shenja se qëllimet e përshkruara në tekst po ballafaqohen me kërcënime të papara, nga nacionalizmi në rritje.

08:01
Panik në diskotekë, 6 të vdekur në Itali. Raportohen mbi 100 të plagosur

Pesë të mitur dhe një nënë që shoqëronte vajzën e saj humbën jetën gjatë një rrëmuje në një diskotekë në Ancona.

05:43
Protestat godasin rëndë disa sektorë të ekonomisë franceze

Franca po përgatitet për një valë proteste kundër kostove të larta të jetesës, që mund të shkaktonin më shumë dhimbje ndaj turizmit dhe stokut të transportit në ekonominë nr. 2 të eurozonës, pasi shitësit, linjat ajrore dhe hotelierët po përballen me ditë të këqija.

04:55
“Nuk na mbetet veçse të fitojmë”, filmi spanjoll kandidat për Oscar

Filmi “Nuk na mbetet veçse të fitojmë”, me regji të Javier Fesser, i cili po shquhet edhe për nivelin e lartë të të ardhurave, është kandidati i Spanjës në prag të çmimeve Oscar për filmin më të mirë të huaj.

04:00
“The Sun” çon Hysajn te Chelsea: Transferimi kryhet në janar

E përditshmja britanike “The Sun” ka raportuar sot se Chelsea po punon për të marrë në Londër mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysajn.

03:08
Putin pret Tsipras në Moskë: Gati të tejkalojmë tensionet greko-ruse

Greqia dhe Rusia janë të gatshëm të hedhur pas krahëve një përplasje diplomatike që trazoi marrëdhëniet mes tyre në korrik, thanë presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri grek Alexis Tsipras pas takimit të premten në Moskë.

02:21
Sonda e NASA-s regjistron zhurmën e erës në planetin Mars

Sonda Insight e NASA-s ka regjistruar tingullin e erës në planetin Mars. E mbërritur në planetin e kuq vetëm 10 ditë më parë, ka arritur të perceptojë zhurmën e erës në frekuenca gati të paperceptueshme për veshin njerëzor.

01:34
Eurostat: Eurozona me rritje të ngadalshme ekonomike, rritet edhe punësimi

Ekonomia e Eurozonës u rrit me ritmin më të ngadalshëm të katër viteve të fundit, në tremujorin e tretë të vitit 2018, ndërkohë që rritja e punësimit u lehtësua edhe gjatë kësaj periudhe, treguan të dhënat e lëshuara nga agjencia e statistikave të Bashkimit Evropian të premten, duke konfirmuar vlerësimet e mëparshme.

00:59
Pas makthit të zjarreve, në Kaliforni vërshojnë përmbytjet

Një stuhi dimërore është duke mbjellë kaos në Kaliforni, ku është përplasur me shira të dendura në disa zona të këtij shteti e me dëborë në disa të tjera.

00:19
Protesta në Francë, ministri i Brendshëm: Nuk do të tolerojmë dhunën

Franca po përgatitet për t’u përballur me një tjetër për një valë të protestave potencialisht të dhunshme të shtunën, ndërsa presidenti Emmanuel Macron planifikoi të adresojë javën e ardhshme popullin mbi tërbimin publik me koston e lartë të jetesës.

E premte, 07 Dhjetor 2018
23:44
Zvicra injoron ultimatumin e BE-së, për firmosjen e traktatit të bashkëpunimit

Qeveria zvicerane do të konsultojë me agjentët e brendshëm të energjisë, një projekt-traktat që përcakton lidhjet me Bashkimin Evropian, duke injoruar një ultimatum nga partneri më i madh tregtar i Zvicrës, për të nënshkruar tani ose për t’u ndeshur me pasojat.

23:27
Homeland 5 – Episodi 5

Alisona sugjeron që Izraeli fshihej pas rrëzimit të avionit të Jusefit. Keri i kërkon ndihmë Xhonasit për Kuinin. E bindur që ndiqet nga shërbimi sekret rus, Keri përpiqet të fshihet.

23:17
Juventus “shtyp” edhe Interin, mjafton goli i Mandzukiç

As Interi nuk arriti të ndalë Juventusin e Allegrit, që triumfoi me rezultatin minimal 1-0 në derbin e Italisë, duke vijuar të mbetet e pathyeshme në këtë sezon të Serisë A italiane.

22:56
Suzana eleminohet nga “Hell’s Kitchen”

Sot nga “Hell’s Kitchen Albania” u eleminua Suzana.

22:50
Hell’s Kitchen/ Suzanës i thyhet pjata

Për herë të parë pjata e Suzanës kthehet nga klientët në kuzhinë.

22:44
Hell’s Kitchen/ Elvanës i thyhet pjata

Elvana ka gabuar me pjatën që i ka dorëzuar shefit, ai e kthen dhe e thyen atë.

22:27
Hell’s Kitchen/ Kripë më shumë seç duhet, “shpërthen” shefi

Sileoni i hedh kripë salcës së domates së Suzanës.

22:24
Hell’s Kitchen/ Brunilda në vend të shef Renatos

Të drejtosh një kuzhinë nuk është e lehtë.

22:21
Hell’s Kitchen/ Sherr mes Limones dhe Brunildës

Gjatë shërbimit të darkës, Limone shpërthen me Brunildën!

22:16
Hell’s Kitchen/ Sileonit i mbyllet goja

Situata është përsëritur me Sileonin, i cili mbylljen e gojës me adezivin “Qepe” e ka marrë më me sportivitet, madje tenton t’i përgjgijet shef Renatos me xheste.

22:13
Hell’s Kitchen/ “Qepe” Brunilda!

Brunilda e ka nisur shërbimin e darkës me debate!

21:59
Danimarka do të izolojë emigrantë në një ishull të veçuar

“Ata që janë të padëshiruar në Danimarkë, duhet ta ndiejnë”, tha ministrja daneze e emigrimit.

21:52
Hell’s Kitchen/ Ami dhe Ermali provojnë pjatat

Pas debateve të forta në kuzhinë, konkurrentët kanë mundur të përfundojnë në kohë recetat e dedikuara për personazhet e njohur.

21:41
Hell’s Kitchen/ Ami dhe Ermali sjellin shportën në kuzhinë

Pasi kanë bërë blerjet në supermarket, Ami dhe Ermali kanë sjellë shportën e tyre në kuzhinë dhe janë konkurrentët e “Hell’s Kitchen” ata që do të improvizojnë në recetat e dedikuar për ta.

21:21
Hell’s Kitchen/ Sfida e Marinit të Portokallisë

Pasi ka bërë blerjet në supermarket, Marini, aktori i Portokallisë, shkon në kuzhinën e improvizuar dhe i përcakton konkurrentëve menunë e tij, atë që ata duhet të gatuajnë me përbërësit që ai ka blerë.

20:42
Fiks Fare/ Kukës, turku punon si dentist pa diplomë e licencë

Një shtetas turk i palicencuar dhe pa diplomën e stomatologut ushtron profesionin si dentist në qytetin e Kukësit. Hasan Ugur punon si stomatolog në një klinikë private të cilën Inspektoriati Shëndetësor e ka mbyllur prej muajsh.

20:37
Nëndetësja e kokainës së El Çapos

Anëtarët e jurisë në gjyqin e “El Çapos” panë pamje nga nëndetësja e parë që ishte kapur nga Roja Bregdetare të SHBA-ve, e që ishte e mbushur me kokainë.

20:21
Unaza e Re, vijojnë protestat dhe prishjet e ndërtesave

Kreu i PD, Lulzim Basha u shfaq sërish sot pasdite duke iu bashkuar disa prej banorëve që preken nga zgjerimi i unazës së re.

20:17
7-vjeçari që fitoi 22 milionë dollarë në 2018

Ky shtatë vjeçar është një gjeni, pasi që në këtë moshë po fiton miliona.

20:12
Festivali i zogjve; Ekspozita me 3 mijë zogj të 150 racave

Festivali i Zogjve ka mbërritur në edicionin e tretë, duke përfshirë në një ekspozitë të madhe mbi 3 mijë zogj, të 150 racave të ndryshme përfshirë edhe Shqipërinë. Secila nga racat ka gjuhën e vet të vlerësimit. Vlerësimet janë të thellësisë së ngjyrës, të puplave etj.

20:00
“Shiko kush luan”: Luana tregon këtë të shtunë që ajo është “mami”

Edhe kjo e shtunë e programit “Shiko kush luan” rezervon surpriza në ekranin e Top Channel.

19:52
Annegret Kramp-Karrenbauer, pasuese e Merkel në krye të CDU

Annegret Kramp-Karrenbauer është kryetare e re CDU-së. Ajo mori 51 përqind të votave në kongresin e Hamburgut të CDU-së. Para votimit ajo u tha delegatëve se ka personalitetin e vet dhe nuk është një “mini Merkel”.

19:41
Partizani shkon në Durrës; Tirana në Fushë Krujë kërkon fitoren pas 8 javësh

Ndeshja me Teutën në Durrës do të jetë një tjetër test i vështirë për kryesuesit e kampionatit të Partizanit. Të kuqtë vijnë në këtë ndeshje me një moral të lartë pasi jo vetëm që janë në krye por edhe pas fitores shumë të rëndësishme në derbin e kryeqytetit me Tiranën.

19:27
1 kg kokainë në çantë Gucci, 4 në pranga në kryeqytet

Katër persona janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi dyshoheshin për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit atyre u janë sekuestruar 1 kg kokainë, e futur brenda çantës së markës së njohur Gucci.

19:21
Taulant Muka zbulon të vërtetën e Kryeministrit: Unë jam mësues vizatimi, nuk bëj dot reformë…

Një nga të ftuarit e Bieta Sulos në “Ftesë në 5” në Top Channel, ishte edhe ish-zëvendës minstri i Arsimit, Taulant Muka.

19:20
Protesta e studentëve, pedagogu i njohur: Synimi është kapitullimi i ligjit për arsimin e lartë

Në studion e “Ftesë në 5” në Top Channel, me Bieta Sulon, këtë pasdite ishte i ftuar pedagogu Arlind Qori, për të folur mbi protestën e studentëve për arsim cilësor.

19:18
Studentët: Basha, na qëndro larg nesër!

Të ftuar sot në “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon, ishin studentë nga universitete të ndryshme publike, të cilët prej katër ditësh janë pjesë e protestës për arsim cilësor.

19:15
6 orë protestë para Ministrisë së Arsimit. Studentët nuk tërhiqen

Ka përfunduar pas puthuajse 6 orësh protesta e studentëve për ditën e sotme. Ata i kanë dhënë përgjigje negative kërkesës së kryemistrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla për t’u ulur për negociata. Ata do të protestojnë sërish ditën e nesërme dhe më pas do të ketë një tryezë të hapur në Qytetin Studenti, duke respektuar kështu edhe Ditën e Rinisë.

18:50
Tiranë, autobusi përplas për vdekje këmbësorin

Në autostradën Tiranë-Durrës, një autobus me drejtues shtetasin M. Th., 51 vjeç, ka përplasur për vdekje një këmbësor.

18:49
Historitë e tetë foto-lajmeve më ikonike të luftërave

Fotografia e parë që njihet, është ajo e shkrepur nga Zhozef Bisfor Niepce, në vitin 1826 ose 1827, që kap pamjen nga dritarja e shtëpisë në zonën Burgundi të Francës.

18:23
Lum fotografi i Demit! (FOTO)

Kur fotografi është miku yt më i mirë, padyshim që edhe fotot do të dalin mahnitëse. Të paktën në rastin e Demi Rose!

18:06
Skandali me tenderin për Unazën, edhe Delaware nis hetimet

Shqipëria duket se po ndeshet me një skandal të ri korrupsioni, lidhur me një prej kompanive që ka fituar tenderin për një prej segmenteve të unazës së madhe në Tiranë. Kompania shqiptare funksionon si degë e një kompanie të regjistruar në shtetin Delaware në Shtetet e Bashkuara.

17:40
Shkozë, banorët u vënë flakën kazanëve të plehrave

Edhe në Shkozë vijojnë protestat kundër prishjes së banesave në kuadër të projektit të Unazës së Re.

17:35
Protesta te Unaza e Re, Basha: Rama e ka humbur davanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu bashkua sërish protestës së banorëve të Astirit, edhe të premten pasdite.

17:23
Unaza e Re, prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Tiranës po kryen veprimet hetimore në lidhje me faktet e bëra publike mbi rregullshmërinë e veprimeve të kryera për ndërtimet e planifikuara në Unazën e Re.

17:03
Top Talk/ Përparim Kabo: Abuzim me titujt shkencorë për përfitim financiare

Një nga shqetësimet e studentëve është edhe kërkesa për një lloj ndershmërie se çfarë bëhet me pedagogët e tyre, si e kanë mbrojtur doktoraturën e titullin e tyre shkencor.

16:56
KLGJ e KLP, Ambasada amerikane: Presim zgjedhjen e anëtarëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm t’i shërbejnë Shqipërisë.

16:46
Kukësi mund Skënderbeun, gëzon Partizani

Portieri i Skënderbeut, Aldo Teqja, gaboi rëndë në minutën e 53-të, fillimisht në tentativën për të larguar topin, që e përplas në trupin e Et’hemit, më pas në ndërhyrjen ndaj futbollistit të Kukësit, duke shkaktuar një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga braziliani Melo.

16:44
Përparim Kabo në “Top Talk”: Kërkesat e studentëve, parciale. Ja çfarë duhet

Në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar Pr/Asociuar. Dr Përparim Kabo, për të diskutuar për protestën e studentëve baza e kërkesave të të cilëve janë kushtet në konvikte, auditore, por edhe përgjysmimi i tarifave.

16:30
Zyrtarët e hipotekës, 5 të arrestuarit në arrest me burg

Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg 5 personat e arrestuar për shpërdorim detyre, pasi falsifikuan dokumente dhe regjistruan prona të cilat kishin probleme në përfitimin e certifikatës së pronësisë.

16:20
Gruaja u shpërndan ushqim studentëve

Protesta e studentëve vijon ende përballë Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë janë ulur për të treguar se ata do të vijojnë të protestojnë për kërkesat e tyre.

15:56
Studentët 8 kërkesa për Nikollën, përgjigjet ministrja e Arsimit

Studentët e Tiranës që kanë tre ditë që protestojnë kanë bërë publike kërkesat e tyre. Në një letër me shkrim dore studentët kanë renditura 8 kërkesat e tyre, të cilat nisin me përgjysmim e tarifave të studimit dhe vënien në jetë kartën e studentit që është shumë jetike për ta.

15:51
Trafikonin lëndë plasëse e radioaktive, dy persona në pranga

Finalizohet në Krujë operacioni i koduar “Muzgu”, ku është goditur grupi që trafikonte lëndë plasëse dhe radioaktive.

15:41
Zhvillohet Forumi Ekonomik i Tiranës, Veliaj: Tirana, sot një nga qytetet më energjike

Në kryeqytet u mbajt sot Forumi i parë Ekonomik i Tiranës ku aktorë vendimmarrës dhe të biznesit vendas e të huaj diskutuan mbi sfidat e zhvillimit ekonomik.

15:34
Çmim mirënjohje; Prodhuesit shqiptarë vlerësojnë gazetarin e Top Channel, Marin Mema

Në një natë galà që shënon vitin e dytë të themelimit të Dhomës së Prodhuesve Shqiptarë, gazetari i Top Channel, Marin Mema është vlerësuar me një çmim të veçantë mirënjohjeje për punën e bërë në promovimin e vazhdueshëm të vlerave autentike shqiptare, si dhe zbulimin e gjurmëve shqiptare brenda e jashtë vendit.

15:32
Rrëzohet “Vettingu i politikës”; Mbledhja në Kuvend me PD, mazhoranca voton kundër

Me 7 vota pro dhe 12 kundër, mazhoranca rrëzoi nismën e opozitës për vettingun e politikës në mbledhjen e përbashkët të komisionit të ligjeve dhe këshillit të legjislacionit.

15:29
“Bashkohuni në protesta”; Thirrja e kreut të PD, Basha dhe kryetares së LSI

Opozita kërkoi nisjen e hetimeve dhe nxjerrjen para drejtësisë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, pas publikimit të fakteve se kompania fituese e lotit të parë për zgjerimin e Unazën e Madhe, ka falsifikuar dokumentet për të fituar tenderin prej 18 milion eurosh.

15:27
Ndryshimet e reja në ligjin për Policinë e Shtetit, efektivët me certifikatë sigurie

Në ndryshimet e reja që propozohen në ligjin për Policinë e Shtetit, parashikohet që çdo efektiv, i cili nuk pajiset me certifikatë sigurie, të lirohet automatikisht nga detyra.

15:24
“Unaza” legalizime të paligjshme; Kreu i ALUIZNI-t: Do bëjmë padi në Prokurori

Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame deklaroi se një pjesë e ndërtimeve pa leje në zonën e unazës së re janë legalizuar në shkelje të ligjit.

15:16
Protesta, Nikolla u përgjigjet studentëve: Të ngremë grupe të posaçme

Teksa studentët i kishin lënë orën 16:00 ministres Nikolla si afat për t’u përgjigjur për tre kërkesat e tjera të tyre, nga Ministria e Arsimit, rreth orës 15:00, ka ardhur edhe një përgjigje për kushtet e tyre.

15:16
Kostot e studimit; Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon

Po si janë kostot e arsimimit në Shqipëri në krahasim me vendet e rajonit, përsa i përket studimeve universitare të nivelit Bachelor, master apo PHD. Në Shqipëri, tarifa për nivelin Bachelor varion nga shkolla në shkollë, nga 20 mijë lekë në 45 mijë lekë, që është më e larta në Universitetin e Mjekësisë.

15:15
Konviktet si stalla; Studentët nuk kanë kushtet normale për jetesë

Në një kohë kur studentët ngrenë zërin edhe për përmirësimin e kushteve të konvikteve, Top Channel ka bërë një vëzhgim brenda godinave të rezidencës universitare studentore nr.1 në Tiranë, për të parë se çfarë ofron kjo rezidencë, sidomos me ardhjen e dimrit.

15:10
Në Gjirokastër s’ka protestë; Rektori: Kemi tarifat më të ulëta për studentët

Në kohën kur në disa universitete nuk bëhet mësim dhe studentët janë hedhur në protesta, në Gjirokastër Universiteti “Eqerem Çabej” festoi 50 vjetorin.

14:29
Mungojnë mjekët specialistë, 31 vjeçarja shtatzënë humb trinjakët

Një nënë 31 vjeçare nga Ostreni humbi tre fëmijët e saj të sapolindur për shkak të mungesës së mjekut gjinekolog në spitalin e Bulqizës.

14:11
Prangosen 3 shqiptarë, trafikonin drogë drejt Greqisë

Tre shqiptarë janë arrestuar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike.

14:09
“By Pass”-i i Fierit, banorët e Dërmenasit kërkojnë dëmshpërblimin

Banorët e fshatit Dërmenas protestojnë për tokën e zaptuar nga “By Pass”-i i Fierit. Janë 75 familje në këtë zonë, tokat e të cilëve janë prekur dhe, deri më sot nuk janë dëmshpërblyer.

14:03
Kryesimi i OSBE, Shqipëria merr mbështetje unanime

Shqipëria ka marrë mbështetjen unanime të vendeve anëtare të OSBE-së për kandidaturën e saj për të drejtuar këtë organizatë të rëndësishme në vitin 2020. Vendimi u zyrtarizua sot gjatë Takimit të 25-të të Këshillit Ministror të OSBE-së në Milano.

13:58
Kohë sanksionesh për Milanin. Shkelja e FFP-së kalon vetëm me gjobë

Kohë sanksionesh për Milanin, veç asaj të bilanceve për një gjysmësezoni që nuk po shkon sipas parashikimit.

13:53
Derbi i Italisë, sot rivaliteti i përjetshëm Juve-Inter

Derbi i Italisë do të mbërthejë miliona shikues mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 20:30, në një 90-minutësh që nuk do të ndikojë shumë për hierarkinë në Serie A. Por, do të mësohet diçka më shumë mbi rivalitetin e përjetshëm të dy prej skuadrave më të njohura në Apenine.

13:37
Falsifikimi tek “Unaza e re”, Basha: Rama, hajdut i pamëshirshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë këtë të premte në një deklaratë për mediet, në lidhje me skandalin e falsifikimit të “Unazës së re”.

13:30
Kryeministri Rama: I pres studentët t’i dëgjoj për kërkesat e tyre

Rubrikën “Përgjigjja ime”, kryeministri Rama e shrytëzoi këtë herë për të biseduar në distancë me studentët protestues, duke u treguar i gatshëm të dëgjonte shqetësimet drejtpërdrejt prej tyre, pa ndërhyrje të palëve të tjera.

13:20
United vendos për ndryshim, Pochettino favoriti për pankinën

Manchester United ka mbajtur deri më tani një linjë mbështetëse ndaj trajnerit Jose Mourinho, pavarësisht përplasjeve serioze me disa prej lojtarëve të ekipit, e pavarësisht rezultateve që janë reflektuar edhe në hierarkinë e Premier League.

12:44
Festat e fundvitit, Gjirokastra ndez dritat e pemës

Gjirokastra ka vijuar traditën e përvitshme të ndezjes së dritave të festave të fundvitit. Dekori shumëngjyrësh i ka dhënë gjallëri qytetit, teksa fëmijët janë ata që gëzojnë më së shumti.

12:41
Tsipras ftohet në Moskë nga Putin, priten 7 marrëveshje dypalëshe

Me ftesë të palës ruse, kryeministri grek Alexis Tsipras ka mbërritur në Moskë për një vizitë zyrtare.

12:35
Studentët vijojnë protestën, ministrja Nikolla: Gati për t’i takuar (Foto)

Studentët u mblodhën sërish këtë të premte para Ministrisë së Arsimit për të protestuar. Pas plotësimit të një prej kërkesave të tyre, ata duan plotësimin e të tjerave.

12:35
Ministrja Nikolla, e gatshme të takohet me studentët

Teksa studentët vijojnë protestat deri në plotësimin e të gjitha kërkesave, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla thotë se është gati të takohet me ta.

12:18
Qëlloi Ramën me këpucë, burg për Iljaz Katirajn

“30 ditë heqje lirie”, është vendimi që Gjykata e Apelit ka dhënë për Iljaz Katirajn, i cili tentoi të godasë me këpucë kryeministrin Edi Rama.

12:09
Luftanije amerikane në detin e Zi. Vendimi pritet të rrisë tensionet me Moskën

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë dërgimin e një anijeje luftarake në detin e Zi. Rrjeti mediatik amerikan CNN thotë se zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë kërkuar nga Departamenti i Shtetit të njoftojë Turqinë, mbi planin që luftanija të kalojë nëpër ngushticat e Bosforit dhe të Dardaneleve, të cilat ndajnë Stambollin dhe lidhin Mesdheun me detin e Zi.

12:02
Papa Françesku, vizitë në botën islame

Papa Françesku, që afrimin e Krishtërimit me Islamin e ka kthyer në një gur themeli të Papatit të tij, do të vizitojë në muajin shkurt Abu Dhabin, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

11:56
Shpendët shtegtarë të lagunës. Në Kune-Vain rikthehet pelikani kaçurrel

Në Lagunën e Kune-Vainit në Lezhë janë rikthyer shpendët e rrallë, përfshi disa specie që nuk janë parë prej dekadash. Prej muajsh, ekspertët po i gëzohen kthimit të pelikanit kaçurrel.

11:53
“Bomba ekologjike” e Marinzës rrezikon shëndetin e banorëve

Kamera e Top Channel ka shkuar në zonën naftëmbajtëse të Marinzës. Ai vend, për më shumë se 40 vite ka shërbyer si dekantimi i naftës bruto, ndërsa është lënë në mëshirë të fatit. Aktualisht është në pronësi të Albpetrolit.

11:49
Koleksioni i rrallë me instrumente muzikore të vjetra shqiptare

Ermal Sela, është muzikant dhe koleksionist i veglave muzikore të të gjitha trojeve shqiptare.

11:44
Partizani, me moral të lartë përballë pengesës së vështirë Teuta

Ndeshja me Teutën në Durrës do të jetë një tjetër test i vështirë për kryesuesit e kampionatit shqiptar të futbollit, Partizanin.

11:25
“Unaza e re”, reagon Shehaj i PD-së: Manovër!

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ishte ndër të parët që hodhi hije dyshimi për kompaninë fituese të lotit të parë në “Unazën e re” dhe pas vendimit të sotëm të ARRSH-së për të pezulluar punimet, ka reaguar në rrjetet sociale.

11:23
Tirana, mes pretendentëve për çmimin “Kryeqyteti i gjelbër europian” nga KE

Mbjellja e mbi 122 mijë pemëve, kthimi i qendrës së qytetit në pedonale, shtimi i lulishteve dhe këndeve të lojërave, si dhe shtimi i korsive të dedikuara për biçikletat si alternativë ekologjike transporti, e kanë renditur Tiranën në listën e qyteteve pretendente për të fituar çmimin “Kryqyteti i gjelbër europian” që organizohet çdo vit nga Komisioni Europian.

11:16
Institucionet e drejtësisë, Kuvendi hedh shortin për KED që refuzoi presidenti

Parlamenti hodhi shortin për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi. Dy anëtarë nga Gjykata Kushtetuese u zgjodhën automatikisht dy emrat e vetëm që kishte dërguar ky institucion, Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha, kjo e fundit e propozuar nga presidenti për kryetare të KLSH-së.

11:15
Ekzekutuan kushërinjtë, dënohen me burg autorët shqiptarë në Itali

Autoritetet italianë kanë dënuar me burg autorët shqiptarë që vranë bashkatdhetarët e tyre. Viktimat janë  kushërinjtë Alban dhe Agron Lleshaj. Mediat italiane raportojnë se gjykata ka vendosur dënimin me burg nga 16 deri ne 20 vjet për autoret e përfshire në vrasjen e dyfishtë.

11:06
Pezullohen punimet tek “Unaza”. Prokuroria nis hetimet për falsifikim

Autoriteti Shtetëror i Rrugëve ka vendosur pezullimin e punës në lotin numër 1 të “Unazës se re”. Pas publikimit të fakteve, se një prej kompanive ka falsifikuar dokomunentet, ARRSH ka kërkuar të dhëna nga autoritetet amerikane për kompaninë “Dunwell Haberman”.

10:55
Skandali me Unazën e Madhe, Kryemadhi: Prokuroria të hetojë vjedhjen

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i ka kërkuar Prokurorisë shqiptare që të nisë menjëherë hetimin për projektin e dyshimtë të Unazës së Madhe në Tiranë, projekt i cili ka nxjerrë dhe pritet të nxjerrë qindra banorë jashtë shtëpive të tyre.

10:54
Dhurimi i gjakut, presidenti Meta ndalet në Cërrik

Presidenti i Republikës Ilir Meta vizitoi Cërrikun në kuadër të nismës që ka ndërmarrë “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar.

10:31
Merkel lëshon CDU-në, sot votohet për pasuesin/en e saj

Pas 18 vitesh në krye të CDU-së, Angela Merkel tërhiqet! Politikani i financave, Friedrich Merz; sekretarja e Përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer; si dhe ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, janë në garë për ta zëvendësuar atë në postin e kryetarit të CDU-së.

10:23
“Brexit”, kreu i Laburistëve prezanton planin alternativ: Na jepni një mundësi!

Marrëveshja “e dështuar” për “Brexit”-in, që Theresa May ka sjellë në Parlament për votim këtë javë, është një dështim monumental dhe shkatërrimtar për vendin tonë. Me këtë frazë e nis analizën e tij për “The Guardian” Jeremy Corbyn, udhëheqësi i Partisë Laburiste opozitare në Britaninë e Madhe.

09:49
Historike për “Golden Globes”, një grua aziatike nominohet për çmim

Constance Wu është e para grua aziatike në 44 vite, që nominohet për një çmim “Golden Globe” në kategorinë e “aktores më të mirë kryesore”.

09:34
Studentët nuk kënaqen me pak, kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave

Pavarësisht tërheqjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duke hequr pikën 4 që tarifonte çdo kredit të provimeve të bartura, në VKM-në e kundërshtuar ashpër nga studentët, të cilët prej dy ditësh mblidhen në protestë para kësaj ministrie, ata duket se nuk janë kënaqur me plotësimin e vetëm një prej kërkesave të tyre.

09:20
Arrestimi i kryefinancieres së “Huawei”-t, aspak politik

Kryeministri kanadez Justin Trudeau thotë se qeveria e tij nuk është përfshirë në arrestimin e një ekzekutiveje të lartë të gjigantit kinez të telekomit, “Huawei”.

09:09
Serie A, De Biasi lëkund pankinat e dy vëllezërve Inzaghi

Simone Inzaghi dhe vëllai i tij Filippo janë dy trajnerë në “Serie A” që nuk po përmbushin aktualisht objektivat e skuadrave respektive, duke sjellë logjikisht edhe diskutimin për qëndrimin apo jo në post.

09:04
Intrigat e futbollit, “Football Leaks” shënjestron Atleticon

Pas çështjes së Sergio Ramosit te Reali i Madridit, që mori një substancë të ndaluar në finalen e Championsit, dhe pas problemeve me transferimin e Neymar te PSG, tani “Football Leaks” vendosi një tjetër skuadër spanjolle në shënjestër.

08:38
Athina “ndizet” në 10-vjetorin e vrasjes së Grigoropoulos (Foto/Video)

Ceremonia në kujtim të 10-vjetorit të vrasjes së Alexis Grigoropoulos ka degjeneruar në akte dhune ekstreme. Qindra anarkistë janë përleshur me forcat e rendit në rrugët e Athinës, gjatë së enjtes.

08:28
Trump “zgjedh” zëdhënësen e DASH për ambasadore në OKB

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të emërojë zëdhënësen e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në postin e ambasadores së SHBA-ve në Kombet e Bashkuara.

06:04
Juriç për rekord, shkarkohet tre herë brenda 22 muajsh nga Genoa

Tekniku kroat Ivan Juriç është përballur mbrëmjen e djeshme me shkarkimin për herë të tretë në më pak se dy vite, nga stoli i skuadrës italiane të Genoas.