Publikohen fotot e arratisjes/ Vëllezërit vrasin dy policë në stacionin policor

08/10/2019 16:51

Një ngjarje e rëndë është shënuar para disa kohësh në Trieste të Italisë, ku dy policë kanë mbetur viktima pas disa të shtënave që kanë ndodhur në komisariat mes tyre dhe dy të arrestuarve.

Policët janë qëlluar nga njëri prej të arrestuarve teksa ata po dërgoheshin në dhomën e pyetjeve, ku besohet se ata akuzoheshin për vjedhjen e një Skuteri.

Sipas mediave italiane dy personat e arrestuar ishin vëllezër, besohet se njëri nga ata i ka kërkuar policit që të shkojë në tualet dhe në këtë moment ka arritur që ti rrëmbejë armën dhe më pas ka qëlluar mbi efektivët.

Ata kanë arritur fillimisht që të arratisen, por janë kapur më pas nga policia teksa kanë pas plagë të shumta nga të shtënat me armë.

Përveç dy policëve që kanë ndërruar jetë, janë plagosur edhe tre të tjerë.

Kryebashkiaku i Triestes ishte shprehur se kjo është një tragjedi që i lë të gjithë pafjalë.

Kohët e fundit janë publikuar edhe pamje nga momenti i arratisjes.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel