Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar kërkesën e PDK-së, LDK-së dhe koalicionit Nisma-AKR-PD, për rinumërimin e të gjitha fletëve të votimit.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 08.10.2019, ka shqyrtuar ankesat: Anr.350/2019, të paraqitur nga subjekti politik PDK, Anr.351/2019, e paraqitur nga subjekti politik LDK dhe Anr.353/2019, e paraqitur nga koalicioni NISMA-AKR-PD, të datës 07.10.2019, me të cilën kanë kërkuar që të urdhërohet KQZ-ja, që të bëjë rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës dhe ka marrë vendim për të hedhur si të palejuara ankesat e larttheksuara”, thuhet në njoftimin e PZAP-it.

  Zgjedhjet në Kosovë/ LDK, PDK dhe NISMA kërkojnë rinumërim votash!

FOTO GALERI
1/3

Top Channel