Është vënë nën pranga nga Policia një shtetas në qytetin e Vlorës pasi posedonte lëndë narkotike në automjet.

Pas kontrollit të automjetit tip Opel Corsa është gjetur dhe sekuestruar 3.3 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale L.M., 19 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel