Arrestohet shqiptari në Angli, kishte dokumente sllovene

08/10/2019 17:43

Një shqiptarë ka rënë në pranga në Britani pasi ai kishte me vete dokumente false sllovene.

Sipas asaj çka ai tha në gjykatë, shqiptari i arrestuar besonte se dokumentet që ai kishte ishin origjinale.

Por vetëm pas arrestimit të tij pas një incident të rendit publik, në Darlington, më 6 gusht, Nerim Isati kishte mësuar se kartat e identitetit dhe leja e drejtimit që ai posedonte ishin false.

I pyetur nga gjykatësi Christopher Prince nëse ai besonte se ato ishin dokumente origjinale, përkthyesi foli për të pandehurin dhe i tha gjykatës: “Deri në momentin kur u arrestua ai besoi se dokumentet ishin të duhura dhe ai zbuloi se ato ishin të rreme pasi u arrestua”.

Gjykatësi Prince e shtyu seancën dëgjimore për tre javë për të mundësuar avokatët mbrojtës që të kishin një diskutim të plotë në burg, me Isatin.

Top Channel