Scorcese kundër Marvel: Më sjell në mendje parqet e lojrave

08/10/2019 13:28

Martin Scorsese nuk është aspak një fans i superheronjve të Marvel, pavarësisht se për momentin, ata janë forca që po udhëheq industrinë e hollivudit.

“Kam tentuar t’i shoh, e dini, por nuk është kinema. Gjëja më e ngjashme që më shkon ndër mend janë parqet tematike”, ka thënë ai. Fjalë të rënda këto që kanë ndezur debatin mes regjisorëve, aktorëve dhe skenaristëve.

“Sinqerisht, gjëja më e ngjashme për të cilën arrij të mendoj, edhe pse janë të punuar mirë dhe me aktorë që japin më të mirën e mundshme në këto rrethana, janë parqet tematike. Nuk është kinemaja e qënieve njerëzore që kërkojnë të transmetojnë eksperienca emotive dhe psikologjike tek një tjetër qënie njerëzore”, ka thënë skorceze. Deklaratat janë të forta dhe nuk mund të kalonin pa rënë në sy.

James Gunn, regjisor i Guardianëve të galaksisë, përmes twitter i ka shtrirë dorën kolegut: Martin scorsese është një nga pesë regjisorët e preferuar të mi ende në jetë. Ishte fyese kur njerëzit sulmuan “tundimin e fundit të Krishtit” pa e parë filmin.

Më trishton fakti që ai tani i ka gjykuar filmat e mi në të njëjtën mënyrë”. Edhe Samuel L.Jackson, aktor në shumë filma të marvel, ka ndërhyrë. “Është si të thuash që Bugs Bunny nuk është argëtues. Filmat janë filma. Jo të gjithëve i pëlqen cfarë bën ai. Kushdo ka mendimin e tij dhe është mirë kështu. Kjo nuk ka ndaluar kurrë askënd të bëjë filma.

Top Channel