Merkel i pret krahët Boris Johnson: Nuk ka marrëveshje për Brexit sipas planit të paraqitur prej tij

09/10/2019 00:47

Angela Merkel i fashiti shpresat e Boris Johnsonit për një marrëveshje të Brexitit sipas propozimeve të tij. Pas një telefonate që kryeministri britanik pati me kancelaren gjermane, Downing Street tha se një pakt i tillë i shkëputjes është “thuajse i pamundur”.

Ndërkohë sipas korespondentit të BBC-së, Adam Fleming ka mjaft skepticizëm në mesin e BE-së se Merkeli mund të ketë përdorur një gjuhë të tillë, ndërsa Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk më herët i dërgoi Londres një paralajmerim përmes një mesazhi publik në twitter.

“Në diskutim këtu nuk është se kush fiton një lojë idiote me hedhje faji. Në diskutim është e ardhmja e Europës, dhe e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe siguria e interesi i njerëzve”, ishte mesazhi i tij.

Zëvendëskryeministri i Irlandës ndërkohë, Simon Coveney u shpreh se një marrëveshje është ende e mundur, por “jo me çdo kusht”. Zëdhënësi i Merkelit nga ana tjeter sqaroi se zyra e saj nuk ka ndërmend të zbulojë detaje të atyre që konsiderohen si “biseda private dhe të mbyllura”.

Pak përparim ka pasur mes dy palëve që kur Johnson dërgoi draftin e propozimeve të reja për një marrëveshje javën e kaluar në Bruksel, teksa Bashkimi Europian që kërkon ndryshime thelbësore.

Top Channel