U rrit në jetimore, striptistes i hidhet koka nga kati i 12

08/10/2019 22:45

Disa fëmijë po luanin si çdo ditë poshtë pallatit, kur papritur u ra nga lart koka e një vajze 19-vjeçare, e hedhur që nga kati i 12-të.

Adoleshentët që dëshmuan ngjarjen në qytetin Çita, të Siberisë lindore, thanë se fillimisht nga lart ranë rrobat e saj të përgjakura, pastaj koka dhe pjesët e tjera të trupit.

Policia shkoi menjëherë te apartamenti në katin e 12-të, shqyen derën dhe brenda gjetën një 38-vjeçar, autorin e vrasjes, që njihej si i dashuri i viktimës.

Vajza punonte si balerinë striptiste në një lokal aty pranë. Shoqet që e njihnin thanë për mediat ruse se ajo ishte rritur në jetimore dhe tani që ishte në moshë madhore kishte shkuar të jetonte me gjyshen.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel