Refuzoi Shqipërinë e Kosovën, sulmuesi pranon ftesën e Gjermanisë

08/10/2019 12:10

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha ka refuzuar Shqipërinë dhe Kosovën.

21-vjeçari ka pranuar zyrtarisht ftesën e Gjermanisë U-21 për dy ndeshjet e këtij muaji ndaj Spanjës dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Por, Berisha ka ende kohë që të ndërroj mendje dhe të mos luajë në skuadrën e parë të Gjermanisë, në mënyrë që t’i lejohet kalimi te Kosova.

Aktualisht sulmuesin shqiptar luan te Rheindorf Altach, derisa është në huazim nga Red Bull Salzburgu i Austrisë.

Top Channel