Victor Valdes nuk është më trajneri i skuadrës së 19-vjeçarëve të Barcelonës. Ish-portieri legjendar i blaugranave është shkarkuar nga detyra pas zënkës së ashpër me përgjegjësin teknik të sektorit të të rinjëve të Barçës holandezin Patrick Kluivert.

Gjithçka ka ndodhur javën e kaluar pas humbjes së thellë që Barça U-19 pësoi me shifrat 0-3 ndaj Interit në shtëpi. Në vend të Victor Valdes është emëruar Franc Artiga që vjen nga skuadra B e të rinjëve.

Top Channel