Elona Duro, Olesia Leço, Matilda Bega dhe Senera Hoxha ishin pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u fol rreth mënyrës se si duhet të rriten e edukohen fëmijët për të qenë të lumtur, por edhe të suksesshëm.

Në bazë të eksperienave personale më fëmijët e tyre, mamatë e njohura të ekranit mbajtën qendrimet përkatëse në lidhje me disa teknika të reja mëmësie që aplikohen nga mamatë holandeze.

Të pyetura nëse u japin fëmijëve para me vete, Olesia dhe Elona mbajtën një qendrim kundër, ndërkohë Matilda dhe Senera thanë se paratë e xhepit janë të nevojshme për çdo rast urgjent.

Ndër të tjera, mamatë e njohura të panelit u vunë përballë disa situatave, ku duhet të krahasonin sjelljen e prindërve dikur me sjelljen e tyre ndaj fëmijëve sot.

Top Channel