Prej disa ditësh fermerët e fshatrave të Vlorës që merren me kultivimin e ullirit kanë nisur vjeljet. Ata thonë se ky vit është i mbarë përsa i përket prodhimit. Por ndryshe nga zona të tjera të vendit, kultivuesit e ullirit në vlorë e kanë zgjidhjen për prodhimin e tyre. Ata e dërgojnë në fabrikat e vajit.

Vesaf Musaj, inxhininier teknolog shprehet se prodhimi është me mjaft cilësi këtë vit, ndikuar edhe nga kushtet atmosferike. Ai u bën thirrje të gjithë fermeve që ullirin e hershëm ta vjelin sa më shpejt, pasi me rënien e shirave shkaktohen probleme për produktin, por edhe ka më shumë kosto.

Makineritë e reja që përpunojnë vajin e ullirit kanë një kapacitet të lartë, duke përpunuar 30 kuintal në një orë. Kjo ka sjellë lehtësim të banorëve që rrinin në radhë me orë të tëra.

Top Channel