Mbërrin në Tenerife MV Hondius, anija turistike me pasagjerë me hantavirus nën masa të rrepta sigurie
Quhet Marash Kumbulla, është vetëm 19 vjeç, por në Itali ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme me paraqitjet e tij, aq sa e përditshmja italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ i ka dedikuar edhe një artikull të tërë teksa e ka përkufizuar atë si ‘një mur që bën dëm’.
I lindur në vitin 2000 në Peschiera nga prindër shqiptarë, Kumbulla është në një prej emrave më të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm te kjo skuadër që është e dyta në Serinë A me mbrojtjen më të mirë pas Interit. Verona ka pësuar vetëm 5 gola në 7 ndeshje dhe Kumbulla ka spikatur përkrah edhe lojtarëve të tjerë si Rrahmani dhe Gunter.
Por ajo që vecon ‘Gazzetta Dello Sport’ në lidhje me mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare është rekordi i vendosur prej tij në futbollin italian. Në fundjavë, Kumbulla shënoi golin e tij të parë në Serinë A në sfidën ndaj Sampdorias duke hyrë në historinë e këtij kampionati duke u bërë futbollisti i parë i lindur në vitin 2000 që gjen golin në Serinë A.
Por jo vetëm kaq, kumbulla u bë edhe mbrojtësi i parë i lindur në vitin 2000 që shënon gol në të 5 kampionatet më të rëndësishme të Evropës. Marash Kumbulla që ka nënshtetësinë e dyfishtë, është krijuar në akademinë e Veronës dhe vitin e kaluar bëri debutimin me ekipin e parë në Serinë B, ndërkohë që këtë vit vendosi rekordin e papritur.
Dhe me shumë të drejtë, Edy Reja e ka grumbulluar në kombëtaren shqiptare për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 duke mos i kursyer aspak vlerësimet për këtë futbollist.
Top Channel