Mbi 100 banorë i kanë drejtuar një peticion ish-kryeministrit Berisha për rolin e tij si ish-kryetar i PD, por edhe për t’u “ankuar” për një anëtar të familjes së tij. Në peticion kërkohet tërheqja e PD në protestën e organizuar kundër ndërtimit të Shkollës Nënë Tereza në Kodër Kamëz, protestë e cila drejtohet nga dhëndri i ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi.
Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duket se ka një mik kinez.
SpaceX ka kryer fluturimin e parë komercial të saj, me raketën e tij “Falcon” që e kreu me sukses misionin e hedhjes së një sateliti saudit në orbitë.
Partia Demokratike nuk ka ende një qëndrim zyrtar nëse do të marrë pjesë apo jo në zgjedhjet lokale, por nga Fieri, Lulzim Basha garantoi se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.
A mundet një kompani thuajse njëshekullore, të mësojë nga e shkuara e lavdishme dhe të krijojë për veten një të ardhme më të shndritshme?
Një katarakt i vërtetë 40 metra i lartë, që derdhet në një hapësirë të mbyllur…kjo është risia e kompleksit të madh të aeroportit kryesor të Singaporit, që u hap të enjten.
Pothuajse të gjithë e njohin historinë bazë të Titanikut, anijes britanike të pasagjerëve që u mbyt gjatë udhëtimit të saj të parë pas goditjes së një ajsbergu.
Ata që kanë lindur para viteve ’90 e kanë me siguri të gjallë kujtimin e bukës me vezë të skuqur të mbështjellë me letër makaronash dhe më e keqja me gazetë.
Skënder Sherifi është një poet i njohur frankofon, i cili sapo ka sjellë në gjuhën shqipe librin e tij më të fundit me titull “Borderline”.
Fotografi Agron Jashari, nga Kosova, së fundmi ka hapur ekspozitën e tij të parë personale në New York të titulluar “Vetmia”.
Gjithnjë e më shumë po shohim kolegët tanë që marrin drekën apo edhe mëngjesin të përgatitur në shtëpi.
E zhytur deri në fyt në lëngun e errët viskoz, Sulfia buzëqesh e kënaqur, me besimin se substanca do ta kurojë atë. Ajo është një ruse 60-vjeçare, që ka udhëtuar drejt qytetit veri-perëndimor të Azerbajxhanit, Naftalan, me shpresën se banjat në naftë të papërpunuar në një sanatorium lokal do t’i japin fund vuajtjeve të saj shumëvjeçare nga reumatizma.
Banorët e Torovicës në Lezhë shpresojnë se makthi i tyre do të marrë fund me fillimin e punimeve të rrugës së tyre të shkatërruar.
Shkencëtarët kinezë modifikuan gjenetikisht disa majmunë të species “ Rhesus Macaques”, duke shtuar në ADN-në e tyre një gjen njeriu, që përfshin rritjen e trurit. Ky hap u ndërmor për të vëzhguar zhvillimin e trurit të primatit jo-njerëzor. Le të shohim bashkë se si shkencëtarët arritën ta modifikonin ADN-në në specien Macaque dhe cilat ishin pasojat.
Mbi 200 familje në fshatin Moravë të Otllakut në Berat nuk kanë marrë asnjëherë dëmshpërblim, megjithëse janë përmbytur mbi 3 herë brenda dy vjetësh.
Uji është rikthyer mëngjesin e së premtes në disa rrugë të Vlorës.
Me rikthimin e reshjeve, rikthehet edhe një nga problemet më të mëdha, i cili rrezikon përmbytjen e një pjese të madhe të qytetit të Elbasanit.
Në vendin e ngjarjes së grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit kanë shkuar paraditen e së premtes punonjës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Policia zbardh ngjarjen dhe identifikon autorët e të shtënave me armë zjarri, ditën e djeshme në lagjen nr 17 Durrës. Burimet zyrtare raportojnë se kanë shpallur në kërkim dy shtetas, të dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Për shtatë vite të gjata, ai ka banuar në një nga lagjet më të famshme të Londrës, por nuk kishte asgjë të bujshme në mënyrën se si Julian Assange u dëbua më në fund nga Knightsbridge.
Shpopullimi i zonave rurale është tani një fenomen kronik në të gjithë Italinë, nga veriu në jug. Arsyet janë të ndryshme, megjithëse në shumicën e rasteve ato janë ekonomike.
Pak para zhvillimit të seancës së radhës për çështjen “Xhafaj” në Gjykatën Penale të Tiranës, ish-deputeti i PD, që akuzohet për kallëzim të rremë për dosjen “Babalja”, deklaroi se shpreson se ka ardhur koha që forca e ligjit të jetë së paku po aq e fortë sa krimi i organizuar.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Li Keqiang, gjatë zhvillimit të samitit 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës.
Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama në Samitin e tetë të liderëve të Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEC) në Dubrovnik, kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh në Samitin e Dubrovnikut se Kina i mirëpret eksportet e produkteve bujqësore të Shqipërisë.
Një stiliste që kujdesej për imazhin e të famshmëve ka vdekur në moshën 28 vjeçare, pas infeksionit të përhapur në trupin e saj.
Ka qenë apo jo pjesë e shërbimit të Sigurimit të Shtetit në kohën e diktaturës Prokurori Bujar Sheshi?! Kjo është ndoshta pyetja që ka vënë në lëvizje organin e akuzës në Shqipëri.
Kanë kaluar dy vite e gjysmë që Angelina Jolie ka paraqitur kërkesën për divorc nga Brad Pitt.
“Shtetet e Bashkuara kanë besim se reforma në drejtësi do të krijojë një klimë biznesi të drejtë, transparente dhe të parashikueshme, e cila është më e mirë për bizneset tuaja dhe për të gjitha kompanitë amerikane të frymëzuara për të investuar në Shqipëri”.
Herën tjetër kur të hani sallatë, mendohuni mirë. Këto janë fjalët e një studenti të mjekësisë, i cili ka lëshuar një video tronditëse që tregon insektet që qëndrojnë tek perimet tuaja.
Misioni i parë i financuar privatisht në Hënë është përplasur në sipërfaqen e satelitit pas një defekti në motorin kryesor të tij. Anija izraelite e quajtur Beresheet provoi një ulje të butë në sipërfaqe, por pati probleme teknike në zbritjen në sipërfaqen e Hënës.
Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me policinë ditën e grabitjes së parave në Rinas.
Shqiptari Gazmir Pepmarku, 40 vjeç është dënuar në Itali me 11 vjet heqje lirie për vrasje të mbetur në tentativë. Pavarësisht dënimit maksimal, ai gjithmonë ka thënë se plagosjen me thikë e bëri për vetëmbrojtje.
Kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe ai shqiptar Edi Rama,pritet te takohen sot,gjate samitit te 8-te te nismës së Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Europës Qendrore, me Kinën, e njohur ndryshe edhe si nisma 16+1.
Këshilli i Ndërtesave të Larta dhe Urbanizimit në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpallur ndërtesat e larta më të bukura në botë.
Një i ri në Elbasan është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.
Autobusi i djegur qëllimisht me 10 prill në Konispol është bërë për konkurrencë. Kjo është pista zyrtare e hetimit të policisë, e cila pas dy ditë hetimesh ka mundur që të identifikojë autorin e dyshuar të zjarrvënës.
Forcat e Armatosura kanë marrë nën kontroll perimetrin e aeroportit të Rinasit duke nisur nga dita e djeshme.
Një shqiptar është arrestuar në Romë nën akuzën e transportit të drogës. 30-vjeçari dyshohet se kishte rolin e korrierit për llogari të një organizate kriminale. Ai e transportonte lëndën narkotike nga banesa tek tregtarët e tjerë, që më pas e shisnin tek klientët.
Është e famshme për format e saj bombastike dhe për këto forma është shumë e kërkuar jo vetëm në industrinë e modës, por edhe nga çifte të ndryshme mesa duket.
Në saj të operacionit të koduar “Plugu”, Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasin E. M.,24 vjeç, banues në Nikel, Fushë Krujë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH.
Athina është zgjuar e alarmuar mëngjesin e së premtes.
Një person me lidhje të ngushta me themeluesin e Wikileaks, Julian Assange, është arrestuar ndërsa përpiqej të largohej nga Ekuadori.
“The Dead Don’t Die”, i regjisorit amerikan Jim Jarmusch, do të hapë edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit në Cannes, që do të zhvillohet nga 14-25 maj.
Pasi zgjidhën çështjen e trajnerit, duke i besuar pankinën Vincenzo Momntellës, drejtuesit e Fiorentinës kanë nisur punën për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Vendet e Bashkimit Europian dhanë miratimin fillestar të enjten për të nisur bisedime formale tregtare me Shtetet e Bashkuara, thanë burimet e BE, një masë e projektuar, por jo e garantuar, për të zbutur marrëdhëniet e tensionuara midis dy ekonomive më të mëdha të botës.
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange mund të rrezikojë torturën, nëse ai do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, tha një nga avokatët e tij në Madrid të enjten, pas arrestimit të australianit në Londër.
Ministri gjerman i Financave Olaf Scholz tha se udhëheqësit financiarë duhet të përdorin bisedimet në Uashington këtë javë, për të shmangur çdo përshkallëzim në mosmarrëveshjet tregtare, pasi rreziqet politike përbëjnë kërcënimin më të madh për një ekonomi botërore të ngadalësuar.
Andre Gomes dhe Kurt Zouma i janë bashkuar Evertonit në formën e huazimit, por duket se skuadra nga Liverpooli ka ndërmend t’i mbajë më gjatë ata.
“Mbreti Luan” do të rikthehet në kinematë botërore me një version të ri, me regjisor Jon Favreau dhe tani “Disney” publikoi edhe pamjet e reja të këtij projekti.
Milan Skriniar është një nga lojtarët e Interit, me më shumë adhurues ndër klubet e mëdha europiane, ndërsa nuk kanë munguar as ofertat në drejtim të tij.
Për tre ditë ai shkroi historinë e filmit “Rocky”, historinë e jetës së tij dhe suksesi i atij filmi i ndryshoi jetën përgjithmonë.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se ai dhe Presidenti i Koresë së Jugut ,Moon-Jae-in do të diskutojnë për Korenë e Veriut gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, duke përfshirë edhe për takime të mundshme shtesë me udhëheqësin e Veriut, Kim Jong Un.
Vetëm disa muaj më parë u largua nga Juventusi, për të luajtur në kampionatin e Katarit, por tani Mehdi Benatia duket se ka ndërmend të rikthehet në Serinë A.
Sektori bankar i Evropës është i mbipopulluar dhe ka nevojë të madhe për konsolidim, tha të mërkurën presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi.
Aktorja e njohur e “Baywatch”, Pamela Anderson sulmoi qeveritë britanike dhe ekuadoriane, pas arrestimit të themeluesit të WikiLeaks Julian Assange të enjten, dhe e quajti Donald Trump një “frikacak toksik i një Presidenti”.
Hirushja e ardhshme e ekranit do të ketë flokë të gjatë të errët dhe tipare karaibeane. “Sony” përzgjodhi këngëtaren Camila Cabello si protagoniste të filmit që do të jetë një version i kënduar i klasikut “Disney”, të vitit 1950.
Papa Françesku, me një gjest dramatik pas një pritjeje të paparë në Vatikan, u gjunjëzua për të puthur këmbët e udhëheqësve rivalë të Sudanit të Jugut të enjten, ndërsa u kërkoi që të mos kthehen në një luftë civile.
David Neres është sulmuesi brazilian i Ajaxit, që me talentin dhe shpejtësinë e tij, ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane.
Mbrëmje mjaft e mirë për skuadrat angleze në Europa League, pasi të dy ekipet londineze, Arsenal dhe Chelsea hodhën një hap të rëndësishëm drejt kalimit në gjysmëfinale. Kështu “Topçinjtë” e Unay Emery kanë mposhtur në “Emirates Stadium” Napolin, me rezultatin 2-0, në një sfidë të cilën e zgjidhën që në pjesën e parë.
E pyetur në lidhjen e drejtpërdrejtë me emisionin “Open” nga drejtuesja Eni Vasili nëse ishte konsultuar me presidentin Meta për dërgimin e Policisë Ushtarake në mjediset e Aeroportit të Rinasit, ministrja Xhaçka tha se nuk e kishte bërë një gjë të tillë.
Edvin Libohova, ekonomist dhe bankier i njohur dhe me njohuri edhe mbi shoqëritë e sigurimeve, të cilin shumëkush mund ta njohë edhe si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërhyri në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Open” nga Eni Vasili për të diskutuar në detaje mbi grabitjen e rreth 10 mln eurove në Rinas.
Në vitin 2016 është bërë një testim sekret për sigurinë e Aeroportit të Rinasit, duke futur eksplozivë dhe shumë mjete të ndaluara, që në kushte normale nuk mund dhe nuk duhej kurrsesi të kalonin sistemin e sigurisë.
Të ftuarit në studion e “Open” nga Eni Vasili në ekranin e Top Channel, por edhe ministrja e Mbrojtjes Xhaçka dhe eksperti Dritan Goxhaj, debatuan gjatë dhe në terma tekniko-ligjorë në lidhje me përgjegjësitë për këtë ngjarje të rëndë që tronditi në mënyrë të përsëritur opinionin publik, teksa u godit sërish siguria e Aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, atij “Nënë Tereza” në Rinas.
Grabitja e armatosur në Rinas e rreth 10 milionë eurove është cilësuar një ngjarje e rëndë edhe nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Open” të Eni Vasilit tha megjithatë se kjo ngjarje nuk është e jashtëzakonshme, aq sa për të rritur nivelin e alarmit.
Grabitja e ndodhur në Rinas më 9 prill dhe rreziku që i kanoset Sigurisë Kombëtare vijojnë të dominojnë aktualitetin në vend. Për këtë temë është folur edhe në emisionin “Open” të Eni Vasilit, këtë të enjte në ekranin e Top Channel, me një panel të ftuarish si Carlo Bollino, Fatos Klosi, Fahri Balliu dhe Enton Abilekaj.
Statujat fetare të vendosura në krye të Katedrales “Notre Dame” në Paris, janë dashur të hiqen për herë të parë në mbi një shekull, si pjesë e punimeve për restaurimin e kullës së madhe të monumentit.
Minella Balliu iu drejtua emisionit Fiks Fare për të zgjidhur problemin e tij me Raiffeisen Bank. Ai tregon se po sorollatet prej vitesh dhe se nuk po merr përgjigje se ku kanë shkuar paratë e tij, para’ të cilat i ka derdhur në një degë të kësaj banke në Vlorë, me përshkrimin “Pagesë për ekzekutimin e përmbarimit” dhe në një numër llogarie që ia ka dhënë punonjësi i bankës duke i thënë se është numri i llogarisë ku shlyhet detyrimi që po i mban përmbarimi për bankën.
Në kohën kur jehona e lëvizjes #MeToo vazhdon në mbarë botën, aktori i famshëm australian, Geoffrey Rush fitoi gjyqin për shpifje kundër një gazete të Sidneit, e cila e akuzonte për sjellje të pahijshme ndaj një kolegeje.
Në Kroaci po zhvillohet takimi “16+1”, që synon të rrisë ndikimin ekonomiko-politik të Kinës në Europë.
Në tokën prej 35 mijë ha, në një pjesë të së cilës do të ndërtohet shkolla “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, e cila ka përplasur Bashkinë e Tiranës me rektoratin e Universitetit Bujqësor, ishte planifikuar të ndërtohej një kompleks i madh me pallate 7-katëshe si dhe njësi shërbimi.
Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka regjistruar grabitjen e Rinasit të më shumë se 10 milionë eurove për 4 vepra penale. Grabitje me armë, prodhim municionesh, grup i strukturuar kriminal si edhe shpërdorim detyre.
Një sipërfaqe prej 300 mijë metra katrorë në bregdetin e Lezhës dhe disa apartamente në plazh, prona të ish-deputetit Arben Ndoka, janë sekuestruar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ditën e sotme.
Periudhë e keqe për Ilona Staller, me emrin e artit Cicciolina.
Pikërisht në një pikë të sezonit kur duket se ka marrë revanshin në luftën për titullin në Bundesligën gjermane, e ka lënë pas oshilacionet e problemet brenda ekipit, situata te Bayern Munchen trazohet në stërvitje.
Krenar Shoraj ishte peshëngritësi i radhës i delegacionit kuqezi, që u impenjua në Europianin e Batumit në Gjeorgji, por prova e tij në pedanë ishte larg pritshmërive, e mbyllur gjithsesi me një medalje bronzi.
Dikur ajo ishte një kuzhiniere dhe rroga e saj mujore nuk i mjaftonte as për të shtyrë muajin, pasi shpenzimet ishin të mëdha, ndërsa sot Jem Wolfie ng Australia është një nga modelet me të suksesshme të Instagramit.
Autoritetet maqedonase kanë nisur shqyrtimin e dosjeve të shtetasve turq në Maqedoninë e Veriut, ekstradimin e të cilëve e ka kërkuar Ankaraja zyrtare.
Komedia spanjolle “Perfect Life” rrëmbeu çmimin e parë në Festivalin e Serialeve në Cannes (Kanë).
Qëllimi ynë i përbashkët në të dy anët e Atlantikut është stabilizimi i Ballkanit Perëndimor dhe bashkimi i të 6 vendeve të rajonit me BE-në.
Gazetarja Erjona Rusi ishte e ftuara e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në Pesë”, në Top Channel.
Në Izrael po pritet ethshëm zbritja e anijes hapësinore “Beresheet” në sipërfaqen e Hënës. Nëse ulja do të jetë e suksesshme, atëherë kjo do ta vendosë shtetin hebre në mesin e vendeve elitare që kanë mundur të realizojnë udhëtime në satelitin e vetëm natyror të Tokës.
Policia greke ka goditur një tjetër rast të piraterisë televizive. Pas ndjekies së gjurmëve elektronike të disa personave të dyshuar, forcat e policisë së Selanikut kanë ndërhyrë në një banesë në zonën e Katerinit, 70 km në perëndim të qytetit bregdetar.
Reshjet e shiut shoqëruan Tiranën sot gjatë të gjithë ditës, por në orët e pasdites, në një pjesë të kryeqytetit pati breshër.
Një konflikt i çastit ka përfunduar me të shtëna armës mes një grupi të rinjsh në qytetin e Durrësit.
Ndalimi i aborteve nga ana e qeverisë së Koresë së Jugut është cilësuar si antikushtetues, në atë që konsiderohet si vendim historik i gjykatave. Kushtetuesja e vendit aziatik vendosi që ligji të rishikohet deri në fund të vitit 2020.
Brandoni bashkohet me Silvian. Madalena hyn në manastir. Korradoja kthehet te Augusta. Për të mirën e Alesandros, Jola bën të mundur largimin e motër Anjezës nga Karrara. Guendalina kthehet bashkë me Norën te Albertoja. Tomasoja nuk arrin në kohë që ta ndalojë Madalenën të marrë votat si murgeshë. Lukrecia denoncon Brandonin dhe Silvian për shkelje të kurorës.
Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi në “Top Talk” se përgjegjësia për grabitjen e disa milionë eurove në aeroportin e Rinasit është kryesisht e koncesionarit.
Ish-kreu i Vatikanit, Benedikti XVI ka publikuar një letër përmes së cilës fajëson “liritë e shfrenuara seksuale” të viteve ’60, si nxitëse të abuzimeve nga ana e klerikëve.
Tjetër ndryshim në radhët e Policisë së Shtetit. Nga posti i drejtorit të Policisë Elbasanit është larguar Altin Qato.
Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i ftuar në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, pranoi se grabitja e bujshme në Rinas është “cënim i sigurisë kombëtare”.
Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në fazën me eliminim direkt të Champions League (çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale). Leo Messi është i dyti në këtë renditje, por shumë larg portugezit.
Në ditën e vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, nostalgjikët e paktë të mbetur në Shqipëri të kohës dhe figurës së tij, u mblodhën për ta kujtuar në shtëpinë e lindjes në Gjirokastër.
Një masiv gurësh ka rrezikuar banesat dhe jetët e banorëve në zonën e Ujit të Ftohtë të Vlorës.
Deputeti Ralf Gjoni i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka kundërshtuar ofertën e mazhorancës për t’i lënë një derë të hapur opozitës jashtë Parlamentit, me statusin e “vëzhguesit” në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Një 45-vjeçare nga fshati “Poshnje” në Urë Vajgurore është hedhur nga ballkoni i katit të dytë dhe është gjetur e shtirë dhe pa ndjenja në oborrin e banesës së saj private mesditën e sotme.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli sot në lidhje me grabitjen në Rinas, duke ia ngarkuar përgjegjësit Edi Ramës. Zoti Basha foli për shkelje të Kushtetutës dhe se persona të dyshimtë, që janë pranë Edi Ramës ndodhen në krye të Autoritetit të Avionit Civil.
Përplasja për cënimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit nuk është konflikti i vetëm që qeveria ka me kompaninë koncesionare Tirana International airport. Parlalelisht mes palëve ka shpërthyer edhe një konflikt I ashpër financiar, që lidhet me rezultatet e auditimit të koncesionit.
Teksa afatet për zgjedhjet lokale ngushtohen dhe thirrjet e ndërkombëtarëve për pjesëmarrje në zgjedhje sa vijnë e shtohen, Lulzim Basha këmbëngul se nuk do të ketë dialog me Edi Ramën.
Për Diego Costën mbyllet sezoni në La Liga. Komisioni i Disiplinës i Federatës Spanjolle të Futbollit dënoi sulmuesin e Atletico Madrid me 8 ndeshje pezullim pas kartonit të kuq direkt të marrë në ndeshjen me Barcelonën në Camp Nou, të zhvilluar të shtunën e kaluar.
Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re njerëzore në Filipine. Ata e kanë quajtur “Homo Luzonensis”, nga ishulli Luzon ku u gjetën fosilet 50 mijë vjeçare.